Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë), ka dënuar ashpër fjalorin e kryeministrit Ramush Haradinaj, me të cilin e ka vlerësuar veprimin e deritashëm të prokurorit të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj.
“Pa marrë parasysh vendimin e Blakajt që të tërhiqet nga funksioni i tij për shkak të kërcënimeve të cilat i janë bërë pas hetimit të lëndëve të veteranëve të rrejshëm të luftës, ta vlerësosh një prokuror si “hajn pulash” dhe “fiqfiriq”, përbënë, që nga pavarësia e këndej, fyerjen më të rëndë të cilën e ka bërë një prej funksionarëve më të lartë shtetëror të Kosovës në llogari të pjesëtarit të sistemit prokurorial.
Aq më shumë, duke vlerësuar se „njerëzit të cilët nuk kanë qenë në Bllace ose Stankovec gjatë luftës në Kosovë nuk kanë të drejtë të numërojnë veteranët në rajonin e Dukagjinit“, ai ka ushtruar ndikim të drejtpërdrejt politik mbi prokurorinë”, thuhet në reagimin e FDH-së.
Më tej në reagimin e FDH-së thuhet se kjo përbënë një precedent të rrezikshëm, i cili, nëse nuk reagohet ndaj tij dhe nëse deklarata nuk tërhiqet, e hap derën për përzierje të mëtejme të drejtpërdrejt dhe për trysni në sistemin prokurorial, i cili edhe sipas kushtetutës dhe ligjit në mënyrë të plotë është i pavarur prej politikës.
“FDH Kosovë vlerëson se kryeministri i Kosovës me deklaratën e tij në llogari të ish prokurorit Blakaj i ka bërë një shërbim të keq përpjekjeve që në Kosovë të ndërtohet sistemi efikas dhe i pavarur i shtetit ligjor. Aty ku funksionarët politik i japin vetes të drejtë për të nënçmuar dhe fyer funksionarët e gjyqësorit të shtetit, nuk ka sundim të ligjit, por është në fuqi pushteti i politikanëve të pushtetshëm.
FDH Kosovë kërkon nga kryeministri Haradinaj që ta tërheq deklaratën e tij dhe që publikisht t’i kërkoj falje zotëriut Blakaj, por edhe gjithë sistemit prokurorial. Në të kundërtën, kërkohet nga deputetët e Kuvendit të nisin propozimin për votim të mosbesimit”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë