LAJMI I FUNDIT:

Alarm nga lodrat e rrezikshme

Alarm nga lodrat e rrezikshme

Një pjesë e lodrave për fëmijë, që po shiten në tregun vendor, pas analizave të bëra nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kanë rezultuar të rrezikshme. Nga 15 mostra lodrash që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka dërguar në një laborator në Holandë 12 prej tyre janë cilësuar të rrezikshme për përdorim, duke shkaktuar te fëmijët edhe dëmtime të përhershme në sistemin e riprodhimit.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka filluar me konfiskimin dhe asgjësimin e lodrave të rrezikshme të fëmijëve pas rezultateve të frikshme nga analizat e bëra. Vetëm për 8 muajt e parë të këtij viti nga importi i lodrave Dogana e Kosovës, ka grumbulluar 2.4 milionë euro.
Duke iu referuar statistikave zyrtare që Dogana ka dhënë për gazetën “Zëri”, listës së importuesve të mëdhenj të lodrave të fëmijëve u prin shteti i Kinës, mostrat e të cilit vend rezultuan si të rrezikshme.


Menjëherë pas shtetit të Kinës renditen Serbia dhe Turqia, duke zotëruar primatin e tre importuesve më të mëdhenj të lodrave. Gazeta “Zëri” është interesuar edhe për llojin e lodrave të cilat importohen. Në bazë të përgjigjeve të doganës janë renditur lodrat si kukullat, trenat elektrikë, duke përfshirë shinat, sinjalet dhe plotësues të tyre, komplete lodrash për ndërtim prej plastike e materiale tjera, lodra që paraqesin kafshë ose figura të tjera jonjerëzore ndryshe nga ato të mbushur. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati sqaron detajet e Skemës së re Sociale, kush mund të aplikojë dhe përfitimet e reja

Murati sqaron detajet e Skemës së re Sociale, kush mund të aplikojë dhe përfitimet e reja

Ekonomi
Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e derivateve në Kosovë ndër më të lirat në rajon, mund të rriten nga tregu global

Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e derivateve në Kosovë ndër më të lirat në rajon, mund të rriten nga tregu global

Jehona Hulaj
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Creative Hub Kosovo
Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Kalo në kategori