LAJMI I FUNDIT:

Rita pas marrjes së çmimit në MTV: Avicii më ka inspiruar shumë, faleminderit fansa, e ndajmë këtë çmim me ju

Rita pas marrjes së çmimit në MTV: Avicii më ka inspiruar shumë, faleminderit fansa, e ndajmë këtë çmim me ju
Rita Ora. Foto: Getty Images

Këngëtarja Rita Ora ka arritur të rrëmbejë një çmim në natën e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2018.

Kështu ajo është bërë artistja e parë shqiptare që shpërblehet me një çmim të tillë.


Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, mbrëmë në MTV Video Music Awards 2018 (Foto: Getty Images)

Artistja u vlerësua për klipin “Lonely ztogether” të sjellë një vit më parë në bashkëpunim me DJ e ndjerë, Aviciin.

Kjo këngë, përveçse ishte pëlqyer në masë të madhe nga fansat, ishte shoqëruar edhe me një klip tërheqës, i cili arriti të triumfojë në kategorinë “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)”.

Pas përfundimit të spektaklit, Rita publikoi së fundmi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga paraqitja e saj në natën e mbrëmshme të MTV VMA.

Në mbishkrimin e fotografive, ajo bënë disa falënderime, ku ndër të tjerash çmon kontributin e Dj të ndjerë, i cili e ka frymëzuar atë në muzikë, ndërsa nuk harron të falënderojë fansat që e votuan për këtë çmim.

Qytetarët e Kosovës nuk patën mundësinë as të votojnë e as ta shikojnë MTV Video Music Awards 2018
Lexo po ashtu Qytetarët e Kosovës nuk patën mundësinë as të votojnë e as ta shikojnë MTV Video Music Awards 2018

“Avicii më ka inspiruar mua miliona herë me muzikën e tij dhe i jam përjetë mirënjohëse që kam punuar me të në këngën “Lonely Together”. Faleminderit MTV për vlerësimun e Lonely Together për vallëzimin më të mirë. Levan Tsikuishvili versioni juaj i videos ishte gjithçka! Dhe një falënderim i madh shkon për fansat që na votuan! Ne e ndajmë këtë VMA me ju!!”, ka shkruar Ora në Instagram.

Këngëtarja shqiptare pati një paraqitje mjaft provokuese dhe tërheqëse në tapetin e kuq të këtij festivali, teksa ishte e shoqëruar nga këngëtarja shqiptare tjetër e famshme, Bebe Rexha. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Bebe Rexha në MTV Video Music Awards (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori