Në një artikull të gazetës austriake Der Standard thuhet se Rusia, Turqia dhe Kina po përpiqen të përfitojnë nga rënia e aktivitetit të BE-së dhe SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, çka çon në një vakuum të ndikimit.
“Rusia përdor dobësinë e të tjerëve”, thotë Florian Bieber, profesor në universitetin e Gracit. Ai shton se megjithatë, marrëveshja në pritje për emrin Maqedoni-Greqi dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dëmton interesat e Rusisë në rajon.
Republika Srpska, një entitet me shumicë serbe në Bosnje Hercegovinë, mbetet aseti më i madh rus. “Dodik viziton shefin e tij në Kremlin sa më shpesh të jetë e mundur”, shkruan Standard, duke përmendur shembullin e qendrës kulturore serbo-ruse në Banja Luka si dëshmi e ndikimit në rritje të influencës euroaziatike.
Një tjetër lojtar rajonal po përpiqet të ndikojë në Bosnje Hercegovinë me interesin e popullatës myslimane boshnjake, Turqia.
Vëzhgimet flasin për “turkifikim” të boshnjakëve përmes Bakir Izetbegoviç, lideri i partisë së madhe boshanjke, SDA, dhe anëtar i presidencës “tre personashe”.
“Gjatë vizitës së fundit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Sarajevë në maj, Izetbegoviç tha se ai erdhi nga Allahu”, kujton Standard, përcjell tch.
Politika kulturore si rindërtimi i xhamive të periudhës Osmane, është një pikë kyçe e ndikimit të Turqisë në Bosnje.
Një tjetër vend me shumicë myslimane me lidhje të ngushta me Turqinë është Kosova, thotë Der Strandard.
Në mars të këtij viti, 6 shtetas turq u arrestuan në Prishtinë nga agjencia e inteligjencës për lidhje të ngushta me Fethullah Gulen.
Megjithatë fushata Anti-Gulen nuk po e ndihmon Turqinë për kauzën e saj në Ballkan, thotë Bieber.
“Mjaft energji është shpenzuar për fushatë, dhe për shkak të kësaj është humbur ndikimi në rajon”, shpjegon ai.
Artikulli mbyllet me një përmbledhje të shpejtë të rolit të fuqisë që po rritet me ritme të shpejta, Kina, në rajon. Ajo ka qenë deri më tani, rreptësisht ekonomike.
“Investimet e huaja direkte janë të papërfillshme, por nuk mund të thuhet e njëjta për projektet infrastrukturore. Në këtë aspekt, Kina përfaqëson një rival gjeoekonomik për BE, por jo gjeostrategjik”, përfundon Der Standard.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025