LAJMI I FUNDIT:

Pas 60 vjetësh, grabitësi kthehet në vendin e krimit, por vetëm për të ngrënë

Pas 60 vjetësh, grabitësi kthehet në vendin e krimit, por vetëm për të ngrënë

Boyne Lester Johnston në vitin 1958 grabiti qindra-mijëra dollarë nga një bankë dhe iku nga Kanadaja.

Pas arratisjes, nisi një kërkim i madh ndërkombëtar. Një poster për të dyshuarin tregoi imazhin e tij – një djalë i ri i qeshur veshur në kostum mbrëmjeje.

Përveç një përshkrimi të lartësisë së tij, fotografisë, ishte edhe përshkrimi “I pëlqen të vishet bukur, viziton klubet e natës, pi shampanjë dhe ndodhet në shoqëri të femrave”.


Kjo është arsyeja pse ai mori pseudonimin “djaloshi shampanjë”. Gjashtëdhjetë vjet më vonë, u kthye në vendin e krimit. Tani ka 80 vjet dhe banka është një restorant popullor Riviera. Ai ishte duke ngrënë në restorant, duke pirë shampanjë, dhe ngre dolli me verë bodrumi, ku dikur ishte dollapi me para.

“Ishte një eksperiencë interesante. Ai u kthye dhe tregoi histori me ne, dhe gjithçka ishte sikur në film”, tha Alex McMahon, një nga drejtuesit e restorantit.

Johnston, pas një kërkimi të madh dy javor, kishte kthyer paratë dhe u dënua me burg.

Siç merret vesh, ai erdhi në restorant, pasi ishte një nga dëshirat e tij para se të vdiste. /kp/Telegrafi/