LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë dënon përdorimin e gjuhës së urrejtjes të liderit të “Maqedonisë së Vetme”

Qeveria e Maqedonisë dënon përdorimin e gjuhës së urrejtjes të liderit të “Maqedonisë së Vetme”

Qeveria sot ka dënuar, siç thonë ata, “gjuhën e urrejtjes dhe ofendimet në baza etnike në deklaratat e përfaqësuesve të strukturave politike të cilët kanë për detyrë ta bojkotojnë të ardhmen e vendit”, duke reaguar ndaj deklaratës së Janko Baçev, liderit prorus të partisë “Maqedonia e Vetme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia është vend demokratik e cila në dekadat e kaluara nuk ka ndodhur që një politikan publikisht apo nëpërmjet mediave të përdor shprehje ofenduese në baza etnike. Kjo përhapje e urrejtjes është e dëmshme për demokracinë, është e dëmshme për shtetin dhe qytetarët, e njëjta duhet të dënuar nga e gjithë shoqëria. Presim që institucionet kompetente do të marrin hapa këshillues me qëllimin që një fjalor i tillë të mos përsëritet”, tha për Radio Evropa e Lirë, zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ai shtoi se Qeveria bën thirrje të gjitha subjekteve politike në vend, duke përfshirë edhe opozitën, që të sqarohen dhe ta dënojnë këtë “akt jodemokratik të mbushur plotë me urrejtje”.


“Fenomene të tilla tregojnë se për çfarë Maqedonie angazhohen strukturat të cilat kanë për qëllim të bojkotojnë të ardhmen”, tha Boshnjakovsski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori