LAJMI I FUNDIT:

Tahiri kërkon nga institucionet përgjegjëse t’i shkojnë deri në fund çështjes së verifikimit të numrit të veteranëve

Tahiri kërkon nga institucionet përgjegjëse t’i shkojnë deri në fund çështjes së verifikimit të numrit të veteranëve

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit në çështjen e prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj.

Në një status në rrjetin social Facebook, i pari i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar se akuzat ndaj institucioneve duhet të trajtohen seriozisht.


“Çdo akuzë ndaj institucioneve ka përgjegjësinë e vet, po aq sa edhe duhet të merret seriozisht dhe të trajtohet deri në fund. Fatkeqësisht, këtë e pamundëson shmangja nga ballafaqimi dhe mos adresimi i problemeve nëpërmjet rrugëve institucionale”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Në kohën kur po përpiqemi të fuqizojmë sundimin e ligjit dhe vëmendja jonë institucionale është më e fokusuar se kurrë më parë që sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës të jetë sistem efikas, llogaridhënës dhe në të cilin kanë besim të gjithë qytetarët tanë, jam i shqetësuar për kahjen që po marrin zhvillimet e fundit në çështjen e Prokurorit të dorëhequr z. Blakaj.

Çdo akuzë ndaj institucioneve ka përgjegjësinë e vet, po aq sa edhe duhet të merret seriozisht dhe të trajtohet deri në fund. Fatkeqësisht, këtë e pamundëson shmangja nga ballafaqimi dhe mos adresimi i problemeve nëpërmjet rrugëve institucionale. Në anën tjetër, pushtetet janë të ndara dhe të pavarura në punën e tyre sipas mandatit që i ka përcaktuar Kushtetuta, por asnjëri nuk është i pavarur nga përgjegjësia se si administron me veprimtarinë institucionale.

Gjithsecili prej nesh duhet të jetë përgjegjës për një sistem të drejtësisë të qëndrueshëm, efikas, llogaridhënës dhe transparent, që është në përputhje të plotë me aspiratat tona shtet formuese dhe në përputhje të plotë me pritjet e qytetarëve, ndaj të cilëve shërbejmë. Në tërë këtë diskurs, ajo çfarë është më e rëndësishme është mos devijimi nga problemi konkret.

Si ministër i drejtësisë, inkurajoj institucionet përgjegjëse për të trajtuar deri në fund çështjen e verifikimit të numrit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të sjellin para drejtësisë çdo abuzues me vlerat më sublime të shoqërisë tonë. Çdo para e taksapaguesve tanë që është keqpërdorur në emër të statusit të veteranëve të luftës, si edhe kudo tjetër, duhet të rikthehet dhe keqpërdoruesit duhet të marrin dënimin e merituar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori