LAJMI I FUNDIT:

Digjet deponia në Veles

Digjet deponia në Veles

Sot është djegur, deponia e qytetit të Velesit, ndërsa dhe tymi i bardhë i rrezikshëm është përhapur nëpër qytet. Zjarri u shua nga njësitë e zjarrfikësve dhe NPK “Derven”, e cila menaxhon deponinë e cila me eskavator është mbuluar me dhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas NPK “Derven”, zjarri tashmë është lokalizuar, por vetë shuarja është e vështirë për shkak të përbërjes së masës djegëse.


Sipas njoftimit për shtyp nga NPK “Derven”, shkaku i zjarrit është temperaturat e larta dhe gazrat e depozituara nga mbeturinat.

Inspektorja Komunale për Mjedisi, Biljana Shurkova Manaskova tha për media se arsyet e zjarrit, si dhe në verën e kaluar është temperaturat e larta në deponinë e qytetit dhe gazi i deponisë, por kjo nuk përjashton pamundësinë e faktorit njerëzor.

“Velesi ka ajrin më të ndotur kur digjet deponia. Kur digjen mbeturinat në ambient të hapur, lirohen substancat më toksike duksinët dhe furanet që kanë vetitë kancerogjene. Prandaj, si komunë, ne po punojmë shumë kur kemi një dukuri kaq të pakëndshme dhe bëjmë përpjekje të shpejta për të lokalizuar zjarrin”, shpjegoi Shurkova Manaskova.

Ajo gjithashtu njoftoi riparimin e situatës dhe marrjen e masave në mënyrë që deponia përsëri të mos mund të digjej. /Telegrafi/