LAJMI I FUNDIT:

Shoqatat që janë për bojkot të referendumit kërkojnë fonde nga shteti për fushatën e tyre

Shoqatat që janë për bojkot të referendumit kërkojnë fonde nga shteti për fushatën e tyre

Shoqatat që kundërshtojnë referendumin sot kërkuan para nga shteti për fushatën “Maqedonia bojkoton”. Por edhe nëse qeveria nuk siguron fonde për këto 28 shoqata, ata me paratë e tyre do të bëjnë propagandë kundër referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi të vendosur të bojkotojmë, nëse qeveria nuk jep fonde, ne do të gjendemi, por sigurisht presim që të ndjekim shembullin e demokracive të zhvilluara ku secili ka të drejtën e barabartë për të promovuar idetë e tyre”, tha Solza Grçeva nga Zëri për Maqedoninë.


Pjesë e 28 shoqatave dhe partive që janë kundër referendumit, përveç Gërçevës, janë partia e Janko Baçev, Ljupço Palevski dhe të tjerë.

Sipas Baçev, kryetari i Maqedonisë të Bashkuara, ai tha se fushata e qeverisë për referendumin e ardhshëm është një gënjeshtër e plotë dhe kjo nuk është e vërtetë se hyrja e Maqedonisë në NATO dhe BE është në interes të publikut.

“Interesi publik i Republikës së Maqedonisë duhet të jetë anëtar i organizatave ndërkombëtare, por jo në BE dhe NATO, por në disa të tjera. Ne, si një njësi e krizës kërkojmë burime financiare, për aq sa qeveria do të ndaj për fushatën e saj për referendum, asnjë qindarkë më tepër”, tha Baçev. Sipas tij, është hapur një llogari jashtë shtetit, në të cilën tashmë janë grumbulluar 4.000 dollarë për të ashtuquajturën fushatë Selia e krizave të shoqatave të diasporës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori