“I sigurojmë qytetarët e Komunës së Suharekës se Kosova është me ta në sanimin e dëmeve që kanë ndodhur si pasojë e vërshimeve”.
Kështu ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj gjatë vizitës që i bëri sot Komunës së Suharekës, ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuara në këtë komunë pas reshjeve të shiut.
Kryeministri Haradinaj, sipas një njoftimi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ministrat Bedri Hamza e Bejtush Gashi, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj me bashkëpunëtorë, ku është njoftuar për dëmet e shkaktuara në këtë komunë.
“Kryeministri Haradinaj, ka përgëzuar qytetarët e Suharekës, institucionet komunale, kryetarin, të gjitha grupet parlamentare politike, FSK-në, Policinë, zjarrfikësit dhe të gjithë ata që ishin të mobilizuar në evitimin e kësaj gjendjeje”, thuhet në njoftim.
“Tani jemi në kohën kur duhet t’i sanojmë pasojat e këtyre dëmeve dhe komuna ka vendosur ta ridedikoj një fond të caktuar. Niveli nacional do ta përkrah këtë ridedikim që të kaloj në dedikim emergjent për familjet që janë dëmtuara”, tha kryeministri Haradinaj.
Pas takimit, në një deklaratë për media, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria ka hyrë në obligim që të alokoj një fond emergjent dhe njëkohësisht ka marrë obligim për sanimin e plotë të pasojave të shkaktuara në bazë të procedurave të rregullta që parashihen me ligj, pasoja këto të shkaktuara në infrastrukturë publike, institucione publike, ekonomi familjare, biznese etj.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se qeveria do të ndaj edhe një shumë emergjente prej 1.1 milion euro që do t’i bashkëngjitet shumës prej rreth gjysmë milioni dhe fondi emergjent arrin shumë mbi 1.5 milion euro, mjete këto që do të dedikohet për situata emergjente për përkrahjen e familjeve në nevojë.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, tha se e ka njoftuar kryeministrin, zëvendëskryeministrin dhe ministrat për gjendjen aktuale që ka ndodhur në komunë pas vërshimeve nga reshjet e shiut.
Kryetari Muharremaj, falënderoi kryeministrin për vizitën, duke thënë se në bashkëpunim me shefat e grupeve parlamentare, Komuna e Suharekës ka ndarë një fond të veçantë prej 430 mijë euro për sanimin e dëmeve.
Kryeministri Haradinaj vizitoi edhe objektin e komunës i cili është përfshirë nga vërshimet e fundit, njësinë zjarrfikëse dhe shpëtuese, ku u njoftua për gjendjen pas vërshimeve në këto institucione, duke premtuar edhe sanimin sa më të shpejtë të dëmeve.
Vizitën e tij, kryeministri e vazhdoi në fshatin Grejkoc, ku pa nga afër ekipet e FSK-së të cilët janë duke bërë sanimin e dëmeve të shkaktuara në këtë fshat, si dhe disa familje të prekura nga vërshimet në fshatin Sopijë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje