LAJMI I FUNDIT:

Voutsis: Marrëveshja e Prespës do të marr mbështetjen e shumicës parlamentare në Kuvendin e Greqisë

Voutsis: Marrëveshja e Prespës do të marr mbështetjen e shumicës parlamentare në Kuvendin e Greqisë

Kur është fjala për votimin në kuvendin grek, marrëveshja e Prespës do të marrë një shumicë të gjerë, u shpreh kryetari e Kuvendit të Greqisë, Nikos Voutsis, duke folur për radion greke “Real fm”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Besoj se çështja maqedonase dhe marrëveshja e Prespës do të marr një shumicë më të madhe në Kuvend sesa është marrë tani, pikërisht sepse në muajt e ardhshëm do të ketë një mundësi, duke filluar me Konferencën e Ministrisë për Punë të Jashtme, për çështjet kyçe për të cilat ka logjik, të justifikuara ose mosmarrëveshje të tjera për të sqaruar çështjet dhe unë mendoj se do të ketë një konsensus më të gjerë”, thotë Voutsis.


Sipas korrespondentit të AIM-s në Athinë, lidhur me mosmarrëveshjet dhe njoftimet e partnerit të koalicionit në qeveri, Panos Kammenos, që për shkak të marrëveshjes do të përmbysë qeverinë, kryetari i Kuvendit grek thotë se të gjithë do të duhet të marrin përgjegjësinë.

“Kur kemi një zgjidhje të tillë, domethënë, kur traktati kalon nëpër të gjitha vështirësitë që ekzistojnë në vendin fqinj dhe kur vjen puna për të votuar në Kuvend, atëherë të gjithë do të marrin përgjegjësinë e tyre, tha Kryetari i Kuvendit të Greqisë, duke shpjeguar se “Kryetari i shtetit nuk ka asnjë lloj rol në rastin e veçantë dhe një qeveri mund të bjerë vetëm me një lëvizje mosbesimi”, siç ishte nisma e Demokracisë së Re. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori