LAJMI I FUNDIT:

QKUK: Kardiokirurgjia fillon zëvendësimin e valvules aortale me metoda minimale invazive

QKUK: Kardiokirurgjia fillon zëvendësimin e valvules aortale me metoda minimale invazive

Ekipi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka filluar aplikimin e metodave minimale invazive për zëvendësimin e valvulave të zemrës.

Për herë të parë në QKUK tek pacienti i moshës 57 vjeçare me stenozë dhe insuficiencë të valvules  aortale, përmes një incizoni prej 5 cm dhe mini-sternotomi është realizuar ndërrimi i valvules aortale me valvulë mekanike aortale.


“Operimet e tilla mundësojnë që prej një incizioni minimal dhe hapje minimale të sternumit të realizohet ndërrimi i valvulave të zemrës dhe realizohen edhe nëpër qendra të mëdha kardiokirurgjike.  Për realizimin e tyre kërkohet eksperiencë, mjete teknike dhe staf i përgatitur”, thuhet në njoftim.

Benefitet nga kardiokirurgjia minimale invazive janë: më pak humbje e gjakut, risk i ulur për infeksion, më pak traumë dhe më pak dhembje, kohë e shkurtër e shtrimit në spital, përmirësim i shpejtë i shëndetit dhe kthim i shpejtë në aktivitete normale, prerje të vogël dhe vraga minimale.

“Kardiokirurgjia në QKUK vazhdon të realizoj inovacione në fushën e Kardiokirurgjisë, duke kursyer para të buxhetit të Republikës së Kosovës për trajtime jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. /Telegrafi/

Me respekt,

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori