Bankat komerciale në Kosovë sa shkojnë e rrisin barrën ndaj bizneseve, duke përdorur norma të larta për shërbime.
Vetëm për deponimin e parave të imta (metalike) tarifa është 5 për qind e shumës deponuese. Kjo për bizneset dhe ekspertë të ekonomisë po konsiderohet si një plaçkitje, e cila nuk duhet lejuar të ndodhë. Banka Qendrore e Kosovës (BQK) nuk komenton këtë çështje, ndërkohë Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) thotë se BQK është i vetmi rregullator për bankat.
Pronar i furrës së bukës “Doni” në Prishtinë, Avni Lushaj, gjatë ditës punon thuajse vetëm me para të imëta, e kur ato shkon për t’i deponuar në bankë, kjo e fundit po ia merr fitimin.
Kështu deklaron ai për KosovaPress, duke shpjeguar se për një mijë euro deponim, banka ia merr 50 euro, që sipas tij, i gjithë fitimi i mbetet aty.
Ai kërkon që kjo përqindje të hiqet fare, e nëse kjo nuk ndodh të paktën të ulet në 2 për qind, nga 5 sa është aktualisht.
“Bankat aplikojnë pesë për qind për deponimin e mjeteve të metalta gjë që është mjaft e shtrenjtë për ne… Me zvogëluar pak, me bërë 2 për qind ose hiq asgjë… Klientë kemi mjaft me para të metalta, kështu që çdo deponim që bëhet në banka kemi minues 5 për qind”, thotë Avniu.
Edhe kryetari i Shoqatës së Mishtarëve, Burim Piraj, thotë për KosovaPress se ka shumë pak biznese që nuk paguajnë tarifën prej 5 për qind, e sipas tij, janë ato biznese të mëdha që kanë kontrata të veçanta me banka e që me përqindje nuk janë as 5 për qind të të gjithë bizneseve në vend, ndoshta.
Ai vlerëson se kjo shumë është e padrejtë, për arsye se, sipas tij, bankat valutën nacionale nuk mund të trajtojnë si mall dhe janë të detyruara të pranojnë ashtu siç e dërgon konsumatori.
“Vendosja e tarifave nga bankat për paratë e hekurta, monedhën e trajtojnë si mall dhe është kundër kushtetuese dhe njëherë kundër ligjore”, thotë Piraj.
Profesori në fakultetin ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skenderi thotë të jetë i njoftuar për këtë veprim, siç e quan ai, jo të drejt që e bëjnë bankat komerciale me këtë, normë shumë të lartë.
Ai thotë se që të ketë një stabilitet ekonomik edhe stabilitet monetar, Banka Qendrore duhet t’i përcjellë ato komerciale, t’i monitorojë dhe në rastet e caktuara kur ato devijojnë jashtë rrugës së tyre ekonomike, të merr masa ndaj tyre, respektivisht t’i ndëshkojë.
“Jam në dijeni për këto keqpërdorime të cilat bankat i bëjnë. Edhe këto janë disa shkelje të të drejtave të konsumatorëve në aspektin diskriminues, sepse kushtëzohen që me këto deponime ata të paguajnë 5 për qind, e cila është jashtë kontekstit të rrjedhave ekonomike respektivisht të bankave të cilat duhet t’i plotësojnë në favor të klientelës… Edhe pse llogaritet se ekonomia është në drejtim të një ekonomie të tregut të hapur apo tregut të lirë, natyrisht se nuk është e gjitha e lejuar ose në kompetenca të bankave që bëjnë çfarë do me klientelën respektivisht me mjetet e tyre”, deklaron Skenderi.
Po ashtu edhe analisti i ekonomisë Jakup Bellaqa, deklaron se kjo tarifë prej 5 për qind nuk është normale dhe ky veprim është pa pranueshëm.
“Për deponim, kjo është e pa pranueshme, sepse as në rajon nuk është kështu aq shtrenjtë. Kjo është e pa pranueshme, andaj, duhet sipas vendeve të rajonit dhe sipas rregullativave ligjore. Mirëpo, rolin mbikëqyrës duhet ta ketë Banka Qendrore e Kosovës, ajo duhet me intervenua, ajo i krijon politikat financiare. Kështu që BQK duhet ta krijon stabilitetin financiar, e kjo kriohet në rast se zhvillon politika të favorshme për klientë, të favorshme dhe të dobishme dhe jo politika diskriminuese që i dëmtojnë edhe depozitat të cilat janë me kosto shumë të lartë, 5 përqind kjo as në rajon, nuk duhet me lejuar”, deklaron Bellaqa.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, fajin e hedh te Banka Qendrore e Kosovës.
Naim Zeqiri nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun në këtë ministri thotë se autoriteti i vetëm që mbikëqyrë aktivitetin bankar në vend është BQK dhe për këtë përgjegjësinë e mbanë ky rregullator.
Ndërsa, Banka Qendrore e Kosovës(BQK), si rregullator i bankave në vend, nuk ka qëndrim të prerë për këtë veprim.
Pohojnë se nuk kanë koment për të këtë çka po bëjnë bankat me normën prej 5 për qind.
Në anën tjetër, kryeshefi ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës, Petrit Balija arsyeton çmimin e bankave. Ai thotë për KosovaPress se bankat për çdo shërbim dhe produkt që e ofrojnë, kanë edhe koston e tyre.
“Në këtë kuptim edhe mbajtja e monedhave, siguria si dhe transporti i tyre fizik paraqesin një kosto të konsiderueshme për sektorin bankar. Bankat për pjesën më të madhe të nevojave të tyre e shfrytëzojnë Bankën Qendrore të Kosovës për të bërë deponimin apo tërheqjen e monedhave varësisht nevojave, shërbim ky i cili ofrohet nga ky institucion. Sidoqoftë, disa nga bankat ne Kosove, për një numër te caktuar/kufizuar, nuk i trafikojnë klientët e tyre për deponim te monedhave, megjithatë tarifimi behet individualisht nga secila banke (jo domosdoshmërish me kushte të njëjta) dhe bëhet për sasi të mëdha të monedhave, të cilat paraqesin edhe kosto të mëdha për vet industrinë bankare”, thotë Balija. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Çmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?