Qeveria e Maqedonisë të mërkurën cakton shumën që do ta harxhojë për fushatën e referendumit
Në seancën e ardhshme parlamentare, të mërkurën, do të dihet se sa mjete do të ndahen për referendumin për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë. Deri tani vetëm Ministria e Mbrojtjes doli me informacionin se sa mjete do të ndajë për referendumin.
Nga ministritë tjera nuk ka informacione sa mjete janë ndarë për këtë qëllim, edhe pse dje kaloi afati që të jepen informacione deri të Ministria e Financave, për mjetet që i kanë në dispozicion e që mund të ri-caktohen për fushatën e referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministrja e Mbrojtjes Radila Sheqerinska mbrëmë tek Dita e Hapur e ARM-së tha se MB-ja do të dorëzojë në dispozicion diçka më pak se 60 milion denarë për fushatën e referendumit.
“Ministria e Mbrojtjes është një nga ato që më shumë duhet të interesohet për prioritetin tonë strategjik dhe nga sektori ynë për financa dërguan informacionin se në dispozicion vendojmë diçka më pak se 60 milionë denarë, që ishin planifikuar për aktivitete të ngjashme, por të cilët konsiderojmë se më mirë t’i shfrytëzojë Kuvendi, dhe jo ne”, tha Sheqerinska.
Zëdhënësi i Qeverisë Muhamed Hoxha ditën e mërkurë tha se Qeveria në seancën e ardhshme do të sjell plan konkret dhe program për zhvillimit e gjithë fushatës së referendumit, duke përfshirë edhe mjetet që do të harxhohen për këtë qëllim.
Fushata, tha ai, do të jetë informative, ndërsa qëllimi është që qytetarëve t’ju shpjegohen përfitimet nga marrëveshja me Greqinë. Ai shtoi se Qeveria, gjatë gjithë këtij procesi do të respektojë principin e llogaridhënies dhe transparencës.
“Konsiderojmë se referendumi është shumë i rëndësishëm për vendin, dhe të gjitha mjetet që do të shfrytëzohen për zbatimin e referendumit do të publikohen”, tha Hoxha.
Kryetari Mickoski dje përsëriti pozicionin e partisë së tij në lidhje me referendumit dhe se vendimin do ta marrë pas konsultimeve me qytetarët dhe me strukturat brenda partiake që zhvillohen paralelisht./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
26 vjet nga vrasja e veprimtarit Enver Maloku, presidentja Osmani: Mbrojti idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake
Komunikacioni në rrugët e RMV-së zhvillohet në kushte dimërore, në disa akse ka ndalesë qarkullimi
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles