Profesori dhe historiani Jusuf Buxhovi, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi po e rrezikon shtetësinë e Kosovës me deklaratat e tij për ndryshim kufijsh me Serbinë.
Ai ka thënë se spektri politik i Kosovës, sikur të ishte i ndërgjegjshëm, do ta ndalte një president që “rrezikon shtetin”.
Megjithatë, sipas Buxhovit, as kryeparlamentari Kadri Veseli e as kryeministri Ramush Haradinaj nuk mund ta ndalin Thaçin ngase janë një “brum si ai”.
“Spektri politik duhet të jetë i ndërgjegjshëm, e dyshojë që është i ndërgjegjshëm, veçse ky është një triumvirat, domethënë ky [presidenti] dhe kryetari i Parlamentit dhe kryeministri janë të të njëjtit brum dhe të gjithë ata unë mendoj kanë për qëllim krizën, sepse në kushte normale do ta ndalshin këtë president do t’i thonin stop! Së paku një zyrtar që do të ishte i një niveli sado zyrtar do ta ndalte dhe do ta shtronte këtë problem. Por meqë është kështu si është atëherë unë kujtoj se do të duhej edhe opinioni ynë t’i thotë ndalë këtyre spekulimeve dhe pozicioni edhe i presidentit, por edhe gjithë Kosovës do të ishte që, në raport me Serbinë, me të cilën duhet domosdo të bisedohet sepse është një faktor i pakapërcyeshëm, të fillohet prej njohjes reciproke”, ka thënë Buxhovipër TV Syri Vision.
Sipas tij, njohja e shtetit të Kosovës prej Serbisë dhe Serbisë nga Kosova janë të oblgiueshme dhe të domosdoshme. Dhe vetëm mbi këtë njohje do të mund të bisedohet tutje në dialog.
“Mbi këtë pozicion do të mund të bisedohet më tutje, mbi këtë pozicion do të mund të bisedohet edhe për ndonjë korrigjim, jo ndryshim. Ndryshim nuk mund të bëhet si po flet Hashim Thaçi. Kështu si po flet Thaçi me plot gojën thuajse janë pronë e tij dhe e Serbisë kjo, por mund të bisedohet për çështje të cilat janë të domosdoshme dhe në rrethanat të cilat i lejon Kushtetuta dhe pakoja e Ahtisarit dhe është edhe faktori ndërkombëtarë”, ka thënë Buxhovi.
Ai ka komentuar në lidhje me deklaratat e fundit të presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë.
Buxhovi i ka quajtur serioze dhe të rrezikshme “spekulimet e presidentit”, që sipas tij, qëkur e ka marrë mandatin po e rrezikon më së shumti shtetësinë e Kosovës.
“Të them të drejtën ato çfarë deklaron Hashim Thaçi, ka një vit e gjysmë prej që është president, në të shumtën e rasteve janë jo serioze, në të shumtën janë deklarata të cilat nuk kërkohen nga një post presidenti. Por ne kemi ardh në një situatë ku kemi ardh, dhe mund të thuhet lirisht se shteti ynë sot rrezikohet më së shumti prej atyre që janë të obliguar që ta mbrojnë, do të thotë prej presidentit. Nuk është hera e parë që presidenti del me deklarata jo kushtetuese”.
“Nëse ju kujtohet ishte ajo për FSK-në, për TMK-në, etj, etj, e të cilat shpejtë i tërhoqi. Por kjo e fundit është mjaft serioze. Është serioze në kuptimin sepse shteti i Kosovës megjithatë është një realitet shumë i rëndësishëm për të cilën është angazhuar bota demokratike dhe NATO veçmas, për të cilin janë hedhur edhe bomba, e të cilin objektivisht edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës pra tre – katër vjetëve e ka jep vlerësimin pozitiv se është në përputhje me vullnetin tonë. Një ngrehinë historike shumë e rëndësishme siç është shteti i Kosovës mund të merret pa asnjë dilemë si e arritura më e madhe historike e shqiptarizmit në shekullin e kaluar, e po vihet në dyshim nga presidenti. Po vihet në dyshim me shumë spekulime të cilat janë të një natyre shumë të rrezikshme jo vetëm për Kosovën por edhe rajonin dhe tutje”, ka thënë Buxhovi.
Ai tha se edhe më e rrezikshme është fakti se presidenti, sipas tij, spekulon shumë se kinse ka edhe lejen e amerikanëve dhe të tjerëve për korrigjim kufijve me Serbinë.
“… gjë që nuk është e vërtetë. Këtu gjithsesi mund të shikohet disa çështje që kanë të bëjnë me politikën më të re amerikane pas ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhë por askush i mençur mjaftueshëm nuk mund të dyshojë se politika amerikane së paku mund të ndryshojë parametrat kryesorë në Ballkan, veçmas te çështja shqiptare ku objektivisht hapja e kufijve dhe ndërrimi kështu qysh po e prezanton Hashim Thaçi me Vuçiqin, palën serbe, qon te një rikthim i Serbisë tek idea e saj për Serbinë e Madhe për të cilën as SHBA-të, as NATO as kërkush nuk është e interesume. Jo për tjetër, se e fuqizon Serbinë, por se hap edhe efekte tjera që vështirë se do të menaxhoheshin në mënyrë paqësore”, ka thënë Buxhovi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite