Floriana Garo ka rrëfyer në emisionin ‘Pushime on Top’ jetën si nënë, historinë e dashurisë me avokatin e njohur në Zvicër dhe planet për një dasmë të madhe në Shqipëri.
Bukuroshja e njohur nga Shqipëria ka zgjedhur të kalojë pushime në bregdetin e bukur të Borshit.
“Po e shijoj shumë këtë kohë që po kaloj me vajzën time, duke u lidhur më shumë me të, duke u kujdesur më shumë për të këtu pasi kemi qenë bashkë me njëra-tjetrën. Vajza është gjëja më e rëndësishme në jetën time, po kaloj pushime të gjata dhe doja që të rrija me të në ajrin e detit të Shqipërisë”, ka thënë Floriana, citon Top Channel.
Ajo tregoi se pasi është bërë nënë ka ndryshuar gjithçka në jetën e saj: “Nëse unë më përpara kam bërë gjithçka për veten time, tani unë nuk jam më e para, tani gjithçka e bëj për të. Vajza do një përkushtim maksimal. Unë i këndoj, kam mësuar të thur vargje për të. Unë këndoj ‘Qengji vogël’ dhe ajo e pëlqen”.
Floriana ka thënë se dëshiron një familje të madhe dhe për këtë duket se ka gjetur edhe dakordësinë e bashkëshortit të saj.
“Unë doja vajzë ndërsa Enisi donte djalë. Unë dua që të kem edhe një fëmijë ndërsa Enisi do që të kemi tre. Se di nëse do t’ia dalim, por këto janë dëshirat”, ka treguar ajo me humor.
Shtatzënia solli edhe ndryshime në dukjen e jashtme të bukuroshes së njohur. “Unë shtova 27 kilogramë dhe i premtova vetes se do të kthehesha sërish në format e mëparshme dhe pothuajse ia kam dalë”, ka theksuar ajo.
Duke u ndalur te historia e dashurisë me Enisin, Floriana tregoi për herë të parë se ku është njohur me avokatin që rrëmbeu zemrën e saj.
“Unë jam njohur me Enisin në Portofino. Ne po planifikojmë për vitin tjetër të kemi një dasmë të madhe në Shqipëri, pasi këtu kemi njerëzit tanë. Unë jam martuar me Enisin, kemi bërë një ceremoni, tani duam të kemi diçka me njerëzit tanë. Kënga që na personifikon ne të dyve është ‘Love in Portofino’”, ka rrëfyar Garo.
Megjithatë, jeta e re në Gjenevë duket se nuk ka qenë aq e lehtë për Florianën, e cila është angazhuar në sipërmarrjet që bashkëshorti i saj ka në Zvicër.
“Ka qenë e vështirë, një jetë e re, një kulturë e re, një vend i ri, një mentalitet I ri. Njerëzit janë shumë diskretë, shumë më të mbyllur, më konservatorë dhe ka qenë një sfidë për mua. Unë nuk mund të isha modeli i gruas që thjeshtë do të rrija e do të shijoja. Enisi është kujdesur që mua të më krijonte një hapësirë për t’u përshtatur”, ka treguar ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMenaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
E dashura e Lando Norris merr tërë vëmendjen duke pozuar në bikini, pas fitores së tij në Miami
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'