LAJMI I FUNDIT:

Policia ekuadoriane gjeti gjysmë tonelate kanabis në autobusin e rrotulluar, ku vdiqën 23 turistë (Foto)

Policia ekuadoriane gjeti gjysmë tonelate kanabis në autobusin e rrotulluar, ku vdiqën 23 turistë (Foto)

Afro gjysmë tonelate kanabis është gjetur nga policia në dyshemenë e një autobusi të rrotulluar në Ekuador, ku gjetën vdekjen 23 turistë.

Rreth 600 qese plastike të mbushura me substancë psikontrope, u zbuluan prej qenve nuhatës, në mjetin e dëmtuar të martën e kaluar në Quito, transmeton Telegrafi.


Njësiti ndërkombëtar kundër narkotikëve, deklaroi se tre autobusë deri më tani janë ndaluar teksa po vinin nga Kolumbia, ndërsa iu gjetën ‘më se 400 kilogramë kokainë dhe 600 kilogramë marihuanë, në rrethana të ngjashme’.

Këto shtete kufitare Amerikano Jugore, shfrytëzojnë mundësi të ndryshme, që të transportojnë drogë të cilën e dërgojnë në Shtete e Bashkuara.

Frenat jofunksionale dhe terreni i papërshtatshëm, dyshohet se ka qenë shkaktari i rrotullimi i autobusit që ra mbi tri shtëpi. Për pasojë, 23 turistë vdiqën, kurse 22 të tjerë pësuan lëndime të konsiderueshme, por pa pasoja për jetën.

Gjetja e drogës është bërë rastësisht, ndërsa ende nuk ka të dyshuar se kush mund ta ketë futur në autobus.

Derisa shoferi i lënduar po qëndron në spital, shoqëruesi tij është dërguar në mbajtje, ndërsa deri më tani janë intervistuar disa prej udhëtarëve që kanë gjendje më të lehtë shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori