Panairi “Bashkë mundemi”, është tentuar të pengohet nga disa persona, të cilët dyshohen t’ia kenë vënë flakën pllakatit në hyrje të panairit.
Pas këtij incidenti, sot panairin e kanë vizituar shefi i zyrës së TiKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abdulselami Shkodra dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Zëvendësministri Shkodra ka thënë se dyshohet të kenë qenë dy persona që kanë shkaktuar këtë incident dhe ka premtuar se një e gjë e tillë nuk do të lejohet të ndodhë më.
Ai ka thënë se raste të tilla nuk mund ta prishin aleancën mes Kosovës dhe Turqisë.
“Institucionet e vendit kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe të njëjtat janë duke u operu me shpejtësi, me qëllim që të gjitha organizatave dhe të gjitha institucioneve të cilat zhvillojnë aktivitete siç është ky panair, t’i ofrohet siguria e duhur, me qëllim që njerëzit të kenë mundësinë e zhvillimit të aktivitetit të tyre në një shtet dhe ambient normal. Për gjithë ata keqbërësit që kanë guximin me e sfidu institucionet e vendit dhe me anë të këtyre akteve, ne ju çojmë një mesazh që koha e tyre do të jetë e shkurtër dhe do ta marrin dënimin që e meritojnë. Na jemi partnerë me institucionet e Republikës së Turqisë, i konsiderojmë njërën ndër vendet aleate të Kosovës, dhe si të tillë do t’I trajtojmë. Askush të mos guxojë ta testojë aleancën ose sigurinë mes këtyre dy vendeve”, ka thënë Shkodra.
Kurse shefi i zyrës së TiKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran, ka vizituar për së afërmi bizneset që po zhvillojnë aktivitetet në këtë panair dhe ka thënë se do t’i rregullojnë pjesët që janë dëmtuar.
“Natyrisht, pjesët e sulmuara, ne do ta bëjmë një ndërrim të pjesëve ku është dëmtuar, sot menjëherë do të bëhet ndërrimi”, ka thënë Ceran.
Ndërsa Sanie Hyseni, njëra nga pjesëmarrëset në këtë panair, ka thënë se përgatitja dhe hapja e panairit ka qenë në rregull, por, sipas saj, përveç sigurimit, edhe policia duhet të jetë më shumë prezente, për shkak se, siç ka thënë ajo, po ndihen të rrezikuar.
“Mirëpo, këto dy akceset e fundit që kanë ndodhë, u ka hy frika të gjithë anëtarëve këtu. Shumica mujnë m’u damtu se s’dihet çka do të ndodhë më vonë, mundet me ndodhë naj kallje ose naj…, kështu që kanë shumë material, edhe ashtu janë të rrezikum e mujnë m’u rreziku ma tepër”, ka thënë Hyseni.
Panairi “Bashkë mundemi”, u hap më 15 gusht në sheshin “Zahir Pajaziti”, në të cilin organizata të grave, gra në biznes dhe individë të tjerë po promovojnë produktet e tyre tradicionale.
Ky panair u organizua me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Rona”, dhe do të zgjasë deri më 19 gusht 2018. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje