Nata kur vdiq Sartri dhe kur pihej uiski: Të dehesh që të flasësh me vdekjen

Luan Rama
Në një shkrim të mëparshëm në librin “Parisi letrar”, kisha shkruar kalimthi për vdekjes e Sartrit (Jean-Paul Sartre) dhe atë natën kur Simone de Beauvoir dhe i dashuri i saj i dikurshëm, Claude Lanzmann, kishin kaluar orë të tëra, gjer në natën e vonë, duke pirë uiski pranë kufomës së tij.
Bisedoja për këtë me një miken time dhe të duket diçka e habitshme, ekstravagante, e papranueshme, gati perverse, e megjithatë në gjithë këtë mjegull tundimesh e dyshimesh ti thua: ja diçka njerëzore, ja dy njerëz që e deshën aq shumë mikun dhe të dashurin e tyre, aq sa dhimbjen donin ta shuanin me alkool, ashtu siç i shuante dhimbjet një Baudelaire, një Rimbaud, një Verlaine…
Përse kështu? Çfarë kishte ndodhur? Çfarë kishin folur ata?
Enigmë. Askush nuk e di: Sartre vdiq, pas tij Simone dhe këtë vit kineasti Claude Lanzmann, autori i filmit të famshëm “Shoah” mbi krimet e nazistëve kundër hebrenjve në kampet e përqendrimit.
Të jesh pranë të vdekurit dhe të pish uiski… Ndoshta duhej një dhimbje fatale për të mundur të flisnin për dashurinë, jetën dhe vdekjen; të flisnin sërish për Hiçin, për atë çka u thoshte shpirti, jo arsyeja.
Ndoshta kjo ishte përshëndetja e tyre më e sinqertë, ndoshta proverbiale. Të dehesh që të flasësh me vdekjen; të dehesh që të lësh shpirtin të gulçojë.
Përpiqem të imagjinoj atë dhomë spitali, të vdekurin Sartre të mbuluar me një çarçaf të bardhë dhe kokën zbuluar, sytë mbyllur në atë gjumë të përjetshëm. Sartre kishte ikur nga kjo botë e megjithatë ai ekzistonte ende aty ringjallur për ta pirë uiskin, së bashku, si dikur në barët në Montparnasse, në La Coupole apo Café de Flore, për të folur për thelbin njerëzor dhe për dashurinë.
Një i vdekur dhe e dashuria e tij e përjetshme, i dashuri i saj dhe miku besnik i tij… Ata kthenin shishen e uiskit, spërkateshin me të dhe belbëzonin mes historive gazmore dhe lotëve, fjalët e fundit të dashurisë.
– Shko tani, është vonë! – i tha Simone mikut Lanzmann.
Dhe, ai shkoi si nëpër mjegull me dhimbjen në gjoks. Më pas infermierja kishte hyrë që Simone të largohej, se askush nuk mund të qëndronte me të vdekurin. Por, ajo u shtri krah tij në atë shtrat të vogël që mbante të dashurin e saj: Duhet të fle sonte me të!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Reportazh i vitit 1944: Në Tetovë, në një udhëtim në Kosovë

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker