LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja diskuton rreth referendumit, anëtarët e partisë me qëndrime të ndara

OBRM-PDUKM-ja diskuton rreth referendumit, anëtarët e partisë me qëndrime të ndara

Udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së mbrëmë ka debatuar për referendumin, por nuk kanë sjellur vendim përfundimtar. Në seancën e Komitetit Ekzekutiv që ka zgjatur 4 orë, një pjesë e anëtarëve kanë qenë “pro” bojkotit të referendumit, ndërsa disa të tjerë “kundër”.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv për Nova TV, tha se nuk është marrë asnjë vendim dhe gjitha opsionet mbeten të hapura – bojkot i referendumit, thirrje që të votohet kundër marrëveshjes me Greqinë, ose partia të mos definojë qëndrim zyrtar partiak, por t’i lejojë që votuesit të vendosin vetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në atmosferë kur pritet të rritet presioni nga gjitha palët, kryetari i partisë Hristijan Mickoski ka kërkuar nga bashkëpartiakët të përmbahen nga publikimi i mesazheve propaganduese në llogaritë e tyre në Facebook, pa dallim nëse është për qëndrimin “bojkotoj”, ose për opsion tjetër, derisa të merret qëndrim partiak”, tha anëtari i OBRM-PDUKM-së.

Udhëheqësia e partisë opozitare ka hapur edhe çështjen e mënyrës se si do ta ndjek referendumin, duke pasur parasysh faktin se Ligji nuk lejon që vëzhguesit partiak të monitorojnë procesin e votimit, por vetëm përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Debati i brendshëm në OBRM-PDUKM rreth çështjes së referendumit pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori