LAJMI I FUNDIT:

Silver Ghost Collection nga Rolls-Royce, në nderim të “veturës më të mirë në botë” (Foto)

Silver Ghost Collection nga Rolls-Royce, në nderim të “veturës më të mirë në botë” (Foto)

Koleksion me vetëm 35 njësi

Në fillim të këtij vitit, Rolls-Royce ka njoftuar se do ta sjellë Silver Ghost Collection, ndërsa që tani e ka shfaqur këtë edicion te limituar luksoz, në lavdinë e saj elegante, transmeton Telegrafi.


Me vetëm 35 njësi, Silver Ghost Edition do të nderojë origjinalin Silver Ghost të lansuar më 1907, që ishte cilësuar nga ekspertët në atë kohë si “vetura më e mirë në botë”.

Kjo veturë është e njohur për vozitjen prej 24 kilometrave pa ndërprerë, që është fenomen i kohës dhe mbetet i pashpjeguar edhe sot e kësaj dite.

I ndërtuar me bazë në Rolls-Royce Ghost 2018, secila njësi e këtij koleksioni do të ketë elemente nga bakri i përpunuar, si përkujtim për makinën e para një shekulli, që kishte përfundime nga i njëjti metal.

Në enterierin Forest Green do të ketë shumë detaje nga i pari Ghost, përfshirë edhe orën që ngjanë me origjinalen, si dhe shënimin e gdhendur “Silver Ghost Since 1907”.

Ende nuk bëhet e ditur sa do të kushtojë ndonjë njësi prej këtij edicioni nga Rolls-Royce, ndërsa që tani besohet se të gjitha janë shitur te ndonjë blerës i pasur. /Telegrafi/