LAJMI I FUNDIT:

Ende ka votues fiktiv në Maqedoni

Ende ka votues fiktiv në Maqedoni

Maja Ivanovska jeton në një banesë në Komunën e Aerodromit. Me vite nuk ka qenë e vetëdijshme se çatinë e ndan me dy votues fantom. Rastësisht e ka kuptuar kur ka kontrolluar emrin e saj në Listën Zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare të Vitit 2016. Atëherë fillon beteja e saj më organet kompetente, Votuesit fiktiv i ka paraqitur tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). E kanë drejtuar tek MPB-ja, ku janë përgjigjur se e gjithë që mund të bëjnë është që të mos lejojnë ata votues fantom të nxjerrin dokumente në adresën e saj.

Dy vite më vonë, Maja edhe më tej “në mënyrë administrative” jeton me dy persona në banesën e saj. Thoë se do të votojë në referendum, me shpresën se do do t’i njoftojë atje votuesit fantom, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga organizata joqeveritare CIVIL, e cila disa vite i ndjek zgjedhjet në Maqedoni, thonë se me këtë Listë të pa-pastruar zgjedhore, mundësohet keqpërdorimi i të drejtës së votës që të ndikojë në rezultatin e referendumit.


Dje KSHZ-ja deklaruan se vazhdojnë me pastrimin e Listës Zgjedhore. Kërkuan nga qytetarët të mos presin deri në fund të ditës, t’i kontrollojnë të dhënat e tyre për gabime eventuale.

Ka numër të madh votuesish, si Maja në Aerodrom, që thonë se disa herë e kanë kontrolluar Listën Zgjedhore, kanë paraqitur parregullsi, por ato nuk janë rregulluar. Për këtë shkak me revoltë e pritën deklaratën e KSHZ-së se ky trup nuk është kompetente për pastrimin e Listës Zgjedhore dhe se e vetmja adresë për ankesë është MPB-ja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori