Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dje dhe sot takuan diplomatë të akredituar në Shkup. Kryetari i SHGM Naser Selmani dhe drejtori Dragan Sekulovski patën takime të ndara me ambasadorin e Francës, Christian Thimonier, me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Wouter Plomp, zv. ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Lukas Holub dhe me këshilltarin politik në ambasadën e SHBA-së Pol Graden, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në të gjitha takimet kryetari i SHGM shprehu shqetësim për ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor për legalizimin e propagandës politike në median me para publike dhe rregullim indirekt të medias online, të cilët do të ndikojnë në mënyrë negative mbi lirinë e mediave.
Selmani u shpjegoi bashkëbiseduesve se qeveria dhe opozita dëshirojnë të bëjnë propagandë politike në mediat gjatë fushatës zgjedhore me para publike, dhe me këtë kthejnë sistemin e vjetër të korruptuar midis politikës dhe pronarëve të mediave nga koha e regjimit të Gruevskit. Sipas tij, paratë që do t’i fitojnë mediat nga partitë politike për publikimin e propagandës politike i bën financiarisht të varura dhe do të ndikojë në politikën editoriale të tyre.
Ai kërkoi nga diplomatët të angazhohen te qeveria pas referendumit të hiqet mundësia me para publike të bëhet propagandë politike dhe ti merret mundësia Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve t’i regjistrojë dhe dënojë mediat online gjatë fushatës zgjedhore ose referendumit.
Përfaqësuesit e SHGM me diplomatët biseduan edhe për joefikasitetin e prokurorisë dhe gjyqit në procedimin e sulmeve kundër gazetarëve. Përveç asaj, ato besojnë se thirrjet publike të përfaqësuesve të lartë të qeverisë drejtuar udhëheqësve të Radiotelevizionit të Maqedonisë për të dhënë dorëheqje janë kontraproduktive dhe nuk kontribuojnë për reformën në servisin publik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite