Komuniteti i biznesit nga Kosova dhe Shqipëria do të kenë një fushatë afatgjatë me moton “Blej shqip” të brendeve më cilësore që kanë këto dy shtete.
Kështu ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pas takimit me kryetarin e Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka dhe kryetarin e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar Arben Shkodra.
Ai ka thënë se takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Dera e parë që ne tentojmë për ta mbajtur hapur, dhe normalisht me u hapur edhe shumë dyer të tjera bashkërisht, është Shqipëria. Pra, një bashkëpunim, i cili për me qenë shumë i sinqertë është në nivele inferior dhe në kuptim ekonomik ne besojmë që para se të kalojmë në iniciativa megalomane, para se të flasim për integrime apo marrëveshje të nivelit rajonal, ne duhet kemi një marrëveshje konkrete të bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë”, ka thënë Rukiqi.
Ndërsa Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, tha se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për problematikat biznesore, të cilat janë të shumta, por jo edhe të pazgjidhshme.
“Diskutuam për problematikat që e shqetësojnë sot qarkullimin tregtar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Realisht, ka problematika të shumta, por jo të pazgjidhshme. Është momenti në kuadër të integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor të fillojmë integrimin Shqipëri-Kosovë, si një integrim ekonomik kombëtar për t’i shërbyer gjithmonë qytetarëve tanë dhe sipërmarrjeve tona”, ka thënë Jaka.
Arben Shkodra nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar, ka thënë se institucionet përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të krijojnë lehtësira për qarkullimin tregtar në tregjet shqiptare.
“Ne jemi të bindur dhe jemi të sigurt që bashkëpunimi do të vijojë më shumë. Nuk është se nuk kemi një bashkëpunim me Kosovën. Unë mendoj se në mes dy vendeve ka shumë për të bërë sa i përket prodhimeve vendore. Një nga sfidat tona është që të njohim produktet përkatëse të secilës palë dhe t’i lehtësojmë ato në tregtimin në midis dy shteteve. Ka shumë punë për të bërë, një punë e madhe i takon qeverive tona, të cilat duhet të jenë lehtësuese sa i përket mbërritjes së produkteve shqiptare në Kosovë dhe produkteve të Kosovës në Shqipëri”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City