Kalaja e Trajanit, jo larg fshatit Tren në rrethin e Devollit, është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare që, për fat të keq, pak njihet nga publiku i gjerë.
Ajo mban emrin e një perandori me origjinë ilire të Romës së lashtë, edhe pse rrënjët i shkojnë që në periudhën e hekurit.
Kjo kala ishte një ndër më të mëdhatë në territorin e Ilirisë, duke u shtrirë në plot 22 hektarë, ndërsa muret e saj kanë një gjatësi të përgjithshme prej tre kilometrash, siç shkruan edhe studiuesi i njohur Gjerak Karaiskaj në veprën e tij “Pesëmijë vjet fortifikime”.
Trajan Decius identifikohet si një ndër perandorët e rëndësishëm të Romës së lashtë, edhe pse koha e shkurtër e qëndrimit në pushtet nuk ia lejoi të plotësonte historinë e tij. Perandori Trajan njihet për përballjet me Gotët, ballë të cilëve edhe u vra i tradhtuar. Megjithatë, historia e konsideron si një prijës të vetësakrifikuar për të shpëtuar Romën e lashtë. Drejtimi i tij është i lidhur jo thjesht me sukseset si ushtarak, por edhe si një drejtues i aftë e investues i mjaft objekteve të Romës së atëhershme.
Kalaja ndodhet 1200 metra mbi nivelin e detit. Pjesa jugperëndimore e saj vjen e butë derisa ngjitet në zonën më të lartë që ka formën e një platforme të sheshtë të përshtatshme për banim, ndërsa pjesa verilindore është krejtësisht shkëmbore dhe bie mbi liqenin e Prespës së Vogël.
Nga materialet e gjetura në kala dhe në afërsi të saj, rezulton se ajo ka qenë e banuar në pjesën e parë të epokës së hekurit. Në periudhën e dytë të hekurit, vendbanimi u braktis për t’u spostuar një kilometër më në perëndim në kodrat e Goricës.
Në kohën e vonë antike, kalaja e Trajanit u rifortifikua, por tani është reduktuar vetëm në pjesën e sipërme të saj.
Kalaja ruhet në gjendjen në të cilën është gjetur në fillim dhe nuk është konstatuar deri më tani asnjë dëmtim i saj.
Është shpallur monument kulture në vitin 1963.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'