LAJMI I FUNDIT:

Një nënë fiton 12,600 funte nga agjencia e takimeve, sepse nuk arriti të gjejë ‘njeriun e ëndrrave të saj’ (Foto)

Një nënë fiton 12,600 funte nga agjencia e takimeve, sepse nuk arriti të gjejë ‘njeriun e ëndrrave të saj’ (Foto)

Një mama e divorcuar ka paditur me sukses një agjenci takimesh pasi nuk arriti ta gjejë ‘njeriun e ëndrrave të saj’.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Tereza Burki, 47 vjeçe, mori një rimbursim prej 12,600 funtesh nga një agjenci pasi një gjykatë vendosi se ajo e kishte mashtruar atë.


“Ky rast ka të bëjë me një grua që kërkon lumturinë romantike, e cila thotë se ishte mashtruar në blerje në vendin e gabuar, duke paguar shuma të mëdha për një agjenci takimesh, e cila, ajo thotë, ka bërë premtime por nuk ka sjellë rezultat”, ka thënë gjykatësi.

Duke mbështetur pretendimin e gruas, ai vendosi që drejtori i atëhershëm i agjencisë, Lemarc Thomas, ishte fajtor mashtrim të saj, kryesisht për shkak se vetëm 100 anëtarë kërkonin në mënyrë aktive dashurinë, por kompania mburrej se kishte 7,000 në librat e saj.

Zonja Burki, nga Lennox Gardens, në Chelsea, ishte regjistruar në agjencinë e takimeve në vitin 2014.

Përveç kërkimit të ‘njeriut të ëndrrave të saj’, i cili ishte i pasur dhe kishte ‘banesa të shumta’, ajo gjithashtu po kërkonte për dikë që ishte i përgatitur të kishte më shumë fëmijë me të.

Përveç dhënies së parave të saj, gjyqtari vendosi që asaj duhej paguar edhe 500 funte për “zhgënjimin dhe trishtimin” që pësoi.

Dëmshpërblimi i saj i përgjithshëm arriti në 13,100 funte. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
A mund ta gjeni brenda 10 sekondash, kaktusin e fshehur në mesin e dhjetëra llojeve të ndryshme të luleve?

A mund ta gjeni brenda 10 sekondash, kaktusin e fshehur në mesin e dhjetëra llojeve të ndryshme të luleve?

Interesante
Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Fun
Kërkim faljet më të çuditshme

Kërkim faljet më të çuditshme

Fun
Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave

Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Kalo në kategori