LAJMI I FUNDIT:

Tre persona të prekur me virusin e Nilit, një i vdekur

Tre persona të prekur me virusin e Nilit, një i vdekur
Foto: Arkiv/Ilustrim

Të martën është identifikuar rasti i tretë me virusin e Nilit në Kosovë, ndërkaq ditë më parë, një person ka ndërruar jetë në Kosovë, si pasojë e këtij virusi. Zyrtarë shëndetësorë thonë se edhe një tjetër person është trajtuar në Klinikën Infektive me virusin Nil, por që i njëjti pas trajtimit është lëshuar në shtëpi.

Lajmin për prezencën e këtij virusi e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë e drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, duke shtuar se deri më tash tre pacientë janë diagnostikuar me këtë virus, derisa një ka përfunduar me fatalitet.


“Në laboratorët e Institutit Kombëtar sot është detektuar edhe një rast me praninë e virusit të Nilit, i cili është i shtrirë në Klinikën Infektive, dhe i cili është në fakt rasti i tretë i diagnostikuar në Institutit Kombëtar, saktësisht në laboratorët e mikrobiologjisë, dhe i cili rast praktikisht ka filluar gjatë javës së kaluar, e që ka pasur shenja klinike, ku ditën e martë edhe ka rezultuar me diagnozë të virusit të Nilit”.

“Edhe rasti tjetër që ka përfunduar me fatalitet nga virusi i Nilit, ndonëse është shtrirë në Klinikën Infektive me sëmundje kronike, i njëjti pas analizave laboratorike ka rezultuar i preku me virusin e Nilit”, tha Ramadani.

Infeksioni i virusit të Nilit te njerëzit, kryesisht është rezultat i kafshimit nga mushkonjat e infektuara.

Shtatëmbëdhjetë të vdekur si pasojë e virusit të Nilit është bilanci i një jave në vendet e Evropës. Kështu bën të ditur Qendra Evropiane për Mbrojtje dhe Kontroll nga Epidemitë. Sipas të dhënave të këtij institucioni, në Serbi janë nëntë të vdekur, tre në Greqi, një në Itali, një në Rumani dhe një në Kosovë.

Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive bëri të ditur se rasti i cili ka përfunduar me fatalitet, ka qenë e sëmurë me sëmundje kronike. Më pas është diagnostikuar me virusin Nil, por që gjithashtu ka pasur probleme serioze edhe me mushkëri e zemër.

“Ne nuk e dimë nëse virusi i Nilit ka shkaktuar vdekjen e këtij personi. Kjo ka qenë mjaft në moshë, pra mbi moshën 80-vjeçare. Ka ardhur në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me probleme kronike serioze, dhe më pas ka vdekur”, tha Ramadani.

Ramadani shton tutje se në Kosovë në vitet paraprake asnjëherë nuk ka pasur vdekshmëri nga ky virus. Derisa sa i përket trajtimit të këtij infeksioni, Klinika Infektive, siç thotë Ramadani, është në gjendje gatishmërie për trajtim të pacientëve.

Sidoqoftë, ekipet e Departamentit të Epidemiologjisë prej fillimit të korrikut, në nivel qendror dhe periferik janë në gjendje gatishmërie për të identifikuar dhe raportuar ndonjë rast individual të sëmundjes.

Laboratorët e Institutit Kombëtar janë të gatshme të pranojnë mostra dhe të diagnostikojnë rastet e sëmundjes, kanë thënë zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori