LAJMI I FUNDIT:

Harry Maguire me kontratë të re te Leicesteri

Harry Maguire me kontratë të re te Leicesteri

U përfol gjatë gjithë kohës së pas Kupës së Botës se mbrojtësi do të ndryshon ambient.

Por, duket se Harry Maguire është afër pranimit të një marrëveshjeje të re me Leicester Cityn.


Shtatgjati anglez ngjalli shumë interes me shërbimet me paraqitjet e mira në Kupën e Botës.

Manchester United bëri dy oferta që i refuzuan Dhelprat përpara se afati kalimtar i verës do të mbyllej më 9 gusht.

Dhe tani duket se Citizens janë të gatshëm të shpërblejnë besnikërinë e Maguire me një kontratë të re.

Sipas Daily Telegraph, Maguire tani do të fitojë 80 mijë euro në javë me kushtet e reja.

Negociatat besohet se kanë arritur një fazë të avancuar dhe marrëveshja pritet të përfundojë deri në fund të muajit. /Telegrafi/