LAJMI I FUNDIT:

Prishtina bëhet me tualete publike, qytetarët pro et contra (Video)

Prishtina bëhet me tualete publike, qytetarët pro et contra (Video)

Në kryeqytet, tualete publike ka vetëm në sezonin verorë derisa ka turistë dhe bashkatdhetarë, pastaj do të largohen edhe WC-të publike.

Aktivitetet e verore në sheshin e Prishtinës bën që Komuna të sigurojë tualete publike për qytetarët e turistë.


Syndyze Miftari, qytetare mendon se kryeqytetit i duhen tualetet publike por që duhet të mbahen më pastër.

“Tualetet janë të nevojshme se po duhet me shku në lokale”, shprehet Syndyze Miftari – qytetare e Prishtinës.

Të tjerë qytetar mendojnë se tualetet janë të nevojshme por duhet të vendosen në lokacione më të përshtatshme.

“Në qytetet nuk bën mi vendos këto, turp me i pa dikush”, shprehet Emrullah Ahmeti.

Një qytetar tjetër thotë se këto mund ti përdorin vetëm meshkujt, por ai nuk beson se femrat do t’i kryejnë nevojat atje.

Asllan Dërvishaj, mendon se nevojë për këto tualete ka, por traditë në Kosovë për tualete publike nuk ka.

Komuna e Prishtinës thotë se tualetet janë vendos për periudhën e sezonës sa sheshi ka aktivitete dhe turistë.

Halil Halili nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, thotë se së shpejti këto tualete publike do të largohen.

“Këto janë vendos përkohësisht dhe së shpejti do të largohen, pasi jemi nga fundi i sezonit turistik. Këto janë vendos edhe për shkak të aktiviteteve të ndryshme që organizohen nga komuna, ministritë apo organizata të ndryshme”, thotë Halil Halili nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë.

Ndërkohë në mungesë të tualeteve publike në kryeqytet qytetarët janë detyruar që nevojat fiziologjike t’i kryejnë në tualete të lokaleve ose hapësira të tjera ku nuk lejohet. /Telegrafi/