Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përpos që e ka përshëndetur deklaratën e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel – e cila ka thënë se ‘nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor’, ka theksuar se një deklaratë e tillë ka munguar kohë të gjatë, njofton Klan Kosova.
“Deklarata e Kancelares Merkel është e munguar gjatë. Ajo tregon qartësinë e pozicionit për mosndarjes së Kosovës. Është pozicion që pajtohem plotësisht”.
“Ata pajtohen se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet dhe të arrihet marrëveshja mes palëve që do të përshëndetej nga BE dhe SHBA. Është e domosdoshme që të arrihet marrëveshja sepse pa një të tillë të dy vendet nuk do të mund të lëvizin në perspektivën evropiane. Është momenti që Kosova dhe Serbia çështjet reciproke t’i përmbyllin përgjithmonë”, ka thënë Thaçi në Info Magazine.
“Idenë e korrigjimit të kufirit do të vazhdojë ta shtyj përpara – kërkesën e institucionalizuar të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që të bashkohen me Kosovën. Kjo nuk nënkupton ndarje, shkëmbim territoresh dhe as autonomi të ndonjë ‘Republika Srpska’”.
“Natyrisht se duhet t’i vëmë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë. Sa më herët që përmbyllet kjo çështje aq më mirë për të dy vendet”.
Në këtë pikë Thaçi ka pohuar se nuk shikon me vija të hartave lokale, por që sheh në hapësirë të gjerë të kufijve evropianë.
“Jam kundër ndryshimit të kufijve, nuk pajtohem me asnjë çmim që të krijohet ndonjë autonomi e ndonjë ‘Republika Srpska’”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe