LAJMI I FUNDIT:

Dështimi i asfaltimit të rrugëve në Obiliq

Dështimi i asfaltimit të rrugëve në Obiliq

Komuna e Obiliqit u mashtrua nga dy kompani gjatë ndërtimit të disa rrugëve. Drejtuesit e këtyre kompanive kanë paraqitur tek zyrtarët komunalë dokumente të falsifikuara, duke “dëshmuar” se e kanë shtruar asfaltin me trashësi tetë centimetra, asfalti doli të jetë rreth katër centimetra. Rrugët u ndërtuan me kualitet të dobët. Gjatë kryerjes së punimeve u angazhuan nënkontraktorë në mënyrë të kundërligjshme dhe një pjesë e rrugës nisi të shtrohej pa u nënshkruar kontrata.

Dy projekte për asfaltimin e rrugëve rurale në Komunën e Obiliqit në vitin 2012 dhe 2013 ishin karakterizuar me probleme të shumta.

Projektet u përcollën me shumë shkelje të procedurave të prokurimit dhe mashtrime të autoritetit kontraktues, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Të gjitha këto u pasqyruan në asfaltimit të rrugëve, gjegjësisht në cilësinë e tyre të dobët. /Telegrafi/