Është finalizuar iniciativa ‘’Ta rikthejmë kalldrëmin’’ e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizmit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’.
Gjatë kësaj iniciative në mënyrë simbolike janë vendosur fragmente të kalldrëmit në rrugën ‘’Adem Jashari’’, duke bërë thirrje që të rikthehet diskursi publik lidhur me kthimin e kalldrëmit në këtë rrugë.
Sipas Ec Ma Ndryshe, Prizreni, si qendër urbane prej shekujsh dallohet me karakteristikat arkitektonike të saj të ndërlidhura me aplikimin e materialeve tradicionale.
“Në mesin e tyre kalldrëmi përbën identitetin historik të rrugëve e rrugicave të tij. Si i tillë, kalldrëmi i ka dhënë̈ karakter dhe hijeshi shesheve e rrugëve të Prizrenit në të kaluarën, dhe vazhdon ta bëj këtë edhe sot e kësaj dite në pjesët e mbetura. Në vitet e pasluftës, në disa rrugë qendrore të Prizrenit kalldrëmi është larguar dhe është zëvendësuar me asfalt. Në këtë mënyrë, në emër të lehtësimit të qarkullimit rrugor të automjeteve është sakrifikuar një nga elementet e identitetit historik të qytetit”, thuhet në njoftim.
“Të lidhur emocionalisht me kalldrëmin si simbol i qytetit të Prizrenit, të rinjtë pjesëmarrës të Shkollës së Aktivizmit Urban kanë propozuar që përmes një iniciativë të tillë të përçohet mesazhi për mundësinë e kthimit të kalldrëmit në këtë rrugë. Format e aplikuara të kalldrëmit kanë karakter të përkohshëm dhe tentojnë që përmes rikthimit në kohë, kur kjo rrugë ishte e mbuluar me kalldrëm, të bëjnë thirrje te autoritetet lokale dhe qendrore të diskutojnë mundësitë e rikthimit të kalldrëmit aty ku ekzistojnë mundësitë. Ideja për performancën publike për rikthimin e kalldrëmit është dhënë gjatë Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban, të mbajtur në muajt prill – maj të këtij viti, gjatë së cilës të rinjtë pjesëmarrës të shkollës kanë pasur rastin të aftësohen lidhur me principet e aktivizmit urban”, thuhet në njoftim.
“Kjo iniciativë do të përcillet me iniciativat e radhës të dizajnuara në kuadër të Shkollës së Aktivizmit Urban. Veprimet e propozuara trajtojnë çështje të caktuara të komunitetit në qytet, dhe u takojnë fushëveprimeve të ndryshme me fokus në hapësirat publike”, thuhet në njoftimin dërguar nga “Ec Ma Ndryshe”.
Shkolla e Aktivizmit Urban është pjesë e projektit “Rikthimi i Qytetit” që në mënyrë specifike synon të avokojë për gëzimin e plotë të së drejtës mbi qytetin përmes një sërë platformash të aktivizmit.
Nëpërmjet Shkollës së Aktivizmit Urban, projekti ofron një platformë edukimi dhe aktivizmi qytetar për të rinjtë, duke transformuar nxënësit e shkollave të mesme në qytetarë politikisht aktiv dhe social.
Projekti “Rikthimi i qytetit – E Drejta mbi Qytetin për grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit në Prizren” përkrahet financiarisht nga National Endowment for Democracy. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'