LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Serbia të distancohet nga praktikat e politikave të Millosheviqit

MPJ: Serbia të distancohet nga praktikat e politikave të Millosheviqit

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nëpërmes Zyrës Ndërlidhëse të saj në Beograd ka konfirmuar sot edhe një rast tjetër të ndalimit dhe arrestimit të një bashkëkombësi, përderisa ai ka qenë duke kaluar nëpër territorin e Serbisë.

Sipas informacioneve të para të Zyrës Ndërlidhëse së Kosovës në Beograd, personi në fjalë është ndaluar për veprat penale, që janë në kundërshtim me Ligjin penal të ish-RSJ-së Neni 125 i ndërlidhur me Nenin 139 i dyshuar për veprën penale për terrorizëm, aktakuzë kjo e ngjashme si edhe për raste të tjera ndaj shtetasve të Kosovës që nga periudha e luftës.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, policia serbe arreston mërgimtarin Ibrahim Matoshi
Lexo po ashtu Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, policia serbe arreston mërgimtarin Ibrahim Matoshi

Ndalimet dhe arrestimet e vazhdueshme të shtetasve të Republikës së Kosovës nga Serbia mund të vlerësohen si një gjueti shtrigash nga autoritetet e këtij shteti dhe praktika të politikave të Millosheviqit, thuhet në reagimin e MPJ.


Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i bën thirrje Serbisë që urgjentisht të ndalë keqtrajtimet, maltretimet dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut ndaj shtetasve kosovarë, që në kohën e pushimeve po e shfrytëzojnë shtetin fqinj si rrugë transite.

MPJ edhe njëherë thërret Bashkimin Evropian, shtetet e Quintit dhe komunitetin ndërkombëtarë që urgjentisht t’i tërheqin vërejtjen shtetit fqinj ndaj sjelljeve të tilla dhe kërkon me ngulm lirimin e menjëhershëm të tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori