LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet çmimi që do kenë makinat nga edicioni Jeep Wrangler Moab (Foto)

Zbulohet çmimi që do kenë makinat nga edicioni Jeep Wrangler Moab (Foto)

Sipas këtij çmimi, shanset janë që Jeep do t’i shesë menjëherë të gjitha njësitë

Megjithëse është bërë investim i madh dhe punimi i çdo makine kushton shumë, Jeep ka vendosur të mos ia rrisë çmimin në masë të madhe, transmeton Telegrafi.


Makinat nga Jeep Wrangler Moab Edition, pritet të kenë çmime të arsyeshme, përkundër fuqisë, luksit dhe teknologjisë që ofrojnë.

JL Wrangler Forum e ka siguruar një dokument zyrtar, që tregon se për një makinë nga ky edicion, duhet të paguhen 51,200 dollarë, pa përfshirë transportin prej 1,495 dollarë.

Nëse bëjmë krahasime, Ford Expedition XLT kushton 51,790 dollarë, pa përfshirë transportin.

Kjo nuk është asgjë e re, pasi që Jeep Wrangler Unlimitet, nuk i kalonte të 50 mijë dollarët, as pas pakos së plotë.

Megjithëse ka një rritje të vogël, pritet që Jeep t’i shesë të gjitha njësitë e këtij edicioni me shpejtësi të madhe.

Deri më tani, kemi vetëm imazhe të rrjedhura dhe informacionin për çmimin, teksa thuhet se është vetëm çështje kohës, kur Jeep e tregon datën e prezantimit. /Telegrafi/