LAJMI I FUNDIT:

Në Obiliq përurohet Qendra për Pajisje me Dokumente

Në Obiliq përurohet Qendra për Pajisje me Dokumente

Sot me fillim nga ora 11:30 në komunën e Obiliqit do të bëhet përurimi i Qendrës për Pajisje me Dokumente.

Në ndërtesën e re përfshihet aplikimi dhe pajisja me letërnjoftim, patentë-shofer dhe regjistrim të veturave. Po ashtu në këtë qendër do të vendoset edhe shërbimi i gjendjes civile.


Në ceremoni do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe kryetari i Komunës se Obiliqit, Xhafer Gashi.