LAJMI I FUNDIT:

Pas 30 vitesh, 18 viktima tregojnë si u abuzuan nga një murg derisa ishin në pushime (Foto)

Pas 30 vitesh, 18 viktima tregojnë si u abuzuan nga një murg derisa ishin në pushime (Foto)

Policia britanike ka bërë të ditur, se janë deklaruar 18 viktima që u abuzuan nga një murg që shërbente në një ishull turistik, derisa fëmijët ishin në pushim me familje.

Thaddeus Kotik akuzohet se abuzoi me fëmijët që vizitonin Caldey Island të Wales, prej vitit 1977 deri më 1987, transmeton Telegrafi.


Jenny dhe motra saj, në krahët e murgut abuzues

Fillimisht, ishin gjashtë gra që dhanë dëshminë gjyqësore – që u pasuan me 14 tjera, që treguan përvojat e tyre të hidhura me murgun.

Kotik, i cili ka vdekur më 1992, shfrytëzonte çokolata dhe ëmbëlsira që t’i joshte vajzat, pasi të jetë shoqëruar me familjarët e tyre që ishin në pushime.

Një prej viktimave e njohur vetëm si Jenny, ka treguar për BBC se ka vuajtur në heshtje, duke gjetur ngushëllim në drogë dhe alkool, ndërsa provoi edhe prostitucionin.

Kotik me një fëmijë të panjohur

“Motra më tha se kishte për të më rrëfyer diçka, para se të më tregonte që ka qenë viktimë e murgut Kotik. Atëherë të gjitha copëzat u ndërlidhën mes vete”, ka treguar Jenny.

Bashkë me motrën, ato treguan rastin në gjykatë, megjithëse shërbyesi i kishës, më nuk ishte i gjallë.

Në anën tjetër, zyrtarë të kishës kanë kërkuar falje, ndërsa thanë se do të bëjnë hetime dhe pasi të konfirmojnë gjithçka, do ta zhveshin Kotik prej titullit me të cilin shërbeu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Evropa
SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

Azia
Kalo në kategori