LAJMI I FUNDIT:

Murati: E keqja më e madhe do të ishte Asociacioni me karakter autonomie për serbët (Video)

Murati: E keqja më e madhe do të ishte Asociacioni me karakter autonomie për serbët (Video)

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati në një intervistë për Telegrafin ka thënë se varianti më i keq për Kosovën do të ishte instalimi i një Asociacioni të serbëve në Kosovë, me karakter të një autonomie politiko-territoriale.

Murati tha se kjo lloj zgjidhje do ta bënte Kosovën tërësisht jo funksionale.


“Konsideroj personalisht ashtu siç e konsideron i tërë subjekti ynë politik, se varianti më i keq për Kosovën do të ishte instalimi i një Asociacioni, për më tepër me shumë gjasa që të ketë karakter të një autonomie të vërtetë politiko-territoriale, zgjidhje e cila Kosovën do ta bënte tërësisht jo funksionale. Kosova ka shumë problem edhe sot me funksionalitetin e saj, sepse pakoja e Ahtisaarit, e instaluar me Kushtetutën e Kosovës, u jep pakicave të drejtën e vetos së dyfishtë. U jep privilegje të jashtëzakonshme juridike, të cilat po keqpërdoren shumë nga pakica serbe dhe e vendosin shtetin e Kosovës në bllokada të vazhdueshme. Kjo zgjidhje, të cilën ne e kemi në Kushtetutë, e kombinuar pastaj me forcën që mund ta ketë Asociacioni i Komunave Serbe, shtetit të Kosovës ia rrit edhe më shumë jo funksionalitetin. Më e keqja është që kjo situatë pas disa dekadash domosdo do të përfundojë me ndarjen e Kosovës. Sepse ai realitet i krijuar e bën Kosovën jo funksionale sado të kërkohet një zgjidhje tjetër”, ka thënë ai.

Murati tutje shtoi se me situatën e jo funksionalitetit në Kosovë, Qeveria serbe do të synojë depërtimin e saj deri tek lumi Ibër, në veri të vendit.

Ai po ashtu tha se është duke u bërë një zhurmë e madhe për të frikësuar opinionin rreth idesë së korrigjimit të kufijve, por sipas tij e keqja më e madhe mund të jetë Asociacioni apo autonomia e serbëve në Kosovë.

“Dhe me atë situatë të jo funksionalitetit, qeveria serbe e ka për qëllim që të depërtoj deri tek lumi Ibër, dhe ta vendos kufirin tek lumi Ibër. Po bëhet një zhurmë e madhe, por frikësohet opinioni rreth idesë së korrigjimit të kufijve, kinse ta pranojë të keqen më të vogël që mund të jetë Asociacioni, apo autonomia. Në të vërtetë e keqja më e madhe është asociacioni dhe një lloj autonomie e tillë sepse na bën jofunksional, për një afat të gjatë. Derisa po bëhet kjo zhurmë e madhe, përpjekjet, kompromisi pastaj në raport me korrigjimin e kufijve të jetë një Asociacion apo një autonomi e fuqishme. Kjo nënkupton defunksionalitet total të shtetit të Kosovës, i cili edhe ashtu-kështu është jofunksional, për shkak të një rregullimi të padrejtë kushtetues, që i bëhet qytetarëve të Kosovës dhe shumicës shqiptare në Kosovë”, theksoi  Murati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori