LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, planifikohen ndryshime thelbësore në sistemin për punë sociale

Maqedoni, planifikohen ndryshime thelbësore në sistemin për punë sociale

Nëna e tre fëmijëve e cila ka qenë e keqtrajtuar nga partneri i saj, për të kërkuar ndihmë ka qenë e detyruar që të shkojë në polici, pastaj të sigurojë mbrojtje në një qendër për strehim, të gjejë mënyrë se si ti mbrojë fëmijët e saj dhe në të njëjtën kohë të sigurojë të ardhura për të dalë nga situata e krijuar.

Ky është vetëm një nga rastet të cilat janë hasur nga monitorimi i profesoreshave për punë sociale nga Universiteti Kolumbia nga Amerika, Jamile Marti dhe Nashura Akilova për punën e sistemit për punë sociale. Monitorimi është bërë me qëllim – futje të sistemit për udhëheqje të rastit në sistemin e mbrojtjes sociale. Kjo do të thotë se do të krijohet softuer elektronik, ndërsa të dhënat për ndonjë rast konkret do të jenë të qasshme për të gjitha institucionet.

“Kjo do të thotë futje e parimit të punëtorit social familjar, në fakt një punëtor social i cili do ta përcjellë familjen e cila është në rrezik, i cili do ta ndjekë individin dhe do të mundësojë intervenim me kohënga rreziku në të cilin do të gjendej familja.” deklaroi shefja e Kabinetit në ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Sanella Shkrijel.


Është paraparë rritje e kapaciteteve të reja për strehim të familjeve dhe fëmijëve, në fakt zyre komunale, në kuadër të çdo komune me qëllim të komunikimit më të përafërt të qytetarëve me institucionet e këtilla.

Kjo do të thotë mundësim i një sistemi më të mirë për shërbime sociale në një shoqëri më afër qytetarëve të cilët kanë nevojë për një gjë të tillë, pasi që sistemi për mbrojtje sociale ekziston për tu shërbyer qytetarëve, shtoi Shkrijel.

Janë planifikuar 138 punësime të reja. Për këta persona janë paraparë trajnime prej dy muajsh, ndërsa qendrat do të fillojnë me punë nga 1 janari, 2019. Qëllimi i reformës është lidhje aktive mes personave në rrezik dhe institucioneve për mbrojtje sociale.

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori