LAJMI I FUNDIT:

Masakra me tetë të vdekur në Vlorë, mediat shqiptare: Gjithçka nisi kur pulat e familjes së viktimave hynë në bahçen e autorit (Video)

Masakra me tetë të vdekur në Vlorë, mediat shqiptare: Gjithçka nisi kur pulat e familjes së viktimave hynë në bahçen e autorit (Video)

Në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë, tetë persona, anëtarë të dy familjeve të të njëjtit fis, janë qëlluar për vdekje duke regjistruar kështu ngjarjen më të rëndë kriminale në Shqipëri.

Siç shkruan Shqiptarja.com, dy nga viktimat mësohet se janë fëmijë. Autori i kësaj ngjarje është një 24-vjeçar i identifikuar si Ridvan Zykaj. Ndërsa RENEA, FNSH, DELTA FORCE kanë blinduar fshatin.


Policia e kërkon gjithandej, autori i masakrës në Vlorë paraqitet në Facebook (Foto/Video)
Lexo po ashtu Policia e kërkon gjithandej, autori i masakrës në Vlorë paraqitet në Facebook (Foto/Video)

Autori ka qëlluar me breshëri në drejtim të tetë personave, nga të cilët 6 kanë humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerë rrugës për në spital.

Fshati Resulaj ndodhet rreth 60 minuta larg Bashkisë Selenicë.

“Shqiptarja.com” mëson se shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet të kenë qenë pulat e familjes së viktimave të cilat hynin në bahçen e autorit.

Ngjarja ka çuar në konflikt dy familjet çka ka sjellë edhe tragjedinë.

Për të zgjidhur konfliktin kanë shkuar edhe anëtarë të një familje tjetër.

I riu ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë.

Të njëjtat burime saktësojnë se autori dyshohet me probleme mendore. Disa vite më parë ai është shpëtuar nga një zjarr i rënë në fshat dhe prej atëherë ka pasur probleme mendore.