LAJMI I FUNDIT:

Polici amerikan filmohet duke qëlluar për vdekje një burrë me ngjyrë në Tennessee, thuhet se viktima kishte revole me vete (Video, +18)

Polici amerikan filmohet duke qëlluar për vdekje një burrë me ngjyrë në Tennessee, thuhet se viktima kishte revole me vete (Video, +18)

Një polic amerikan është filmuar duke qëlluar për vdekje me revole një burrë më ngjyrë, i cili po ikte nga ai në Tennessee të SHBA-ve.

Daniel Hambrick, 25-vjeç, është qëlluar me tre plumba dhe ka mbetur i varë në vend nga policia Andrew Delke që gjithashtu ishte 25-vjeç, dhe nuk kishte respektuar shenjat e komunikacionit duke kaluar në të kuqen, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë të instaluar në një shkollë që kishin filmuar gjithë ngjarjen janë publikuar me kërkesë të departamentit të hetimeve në Tennessee, për të parë se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur.


Në video shihet Hambrick duke vrapuar dhjetëra metra larg nga Delke, kur zyrtari policor hapi zjarr dhe e qëlloi nga pas. Në total polici Delke kishte shkrepur katër plumba, ku tre prej tyre kishin goditur Hambrickun që menjëherë u rrëzua në tokë.

Por, është interesant se si Hambrick prangoset disa momente para se të vdiste, ndërsa të gjithë po pyesnin se pse policët fillimisht nuk i kishin ofruar ndihmë mjekësore.

Zyrtari policor Delke pretendon se Hambrick para se të qëllohej ishte i armatosur, kurse në raportin e policisë thuhet se më vendin e ngjarjes është gjetur një revole, por nuk pamjet e kamerave të sigurisë Hambrick nuk shihet duke mbajtur diçka në dorë.

Pas publikimit të videos, departamenti i hetimeve në Nashville ka rekomanduar shkarkimin e Delke dhe të akuzohet për vrasje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Kalo në kategori