LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Shkup

Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Shkup
Foto: Ilustrim

Një person i panjohur dje ka kryer grabitje të rëndë në një shtëpi në rrugën “Franc Preshern” në Shkup.

MPB informon se grabitjen në stacionin policor Karposh e ka denoncuar pronarja e shtëpisë L.Z (53).

“Autori me forcë ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë dy armë zjarri dhe një pistoletë të tipit “Cërvena Zastava M-88″, kalibër 9mm, pronësi e bashkëshortit të saj të vdekur, stoli ari dhe 70 euro, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur”, thonë nga MPB.


Ata shtojnë se ndërmarrin masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit./Telegrafi/