LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Shpenzimet ishin të pashmangshme, do përpiqemi ta fitojmë titullin

Klopp: Shpenzimet ishin të pashmangshme, do përpiqemi ta fitojmë titullin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se ishte e pashmangshme që ata do të kishin një afat kalimtar të madh të shpenzimeve, teksa shtoi se këtë sezon synojnë titullin në Ligën Premier.

Përpara hapjes së sezoni të ri të Ligës Premier, në ndeshjen e së dielës kundër Ëest Hamit, Klopp ka thënë se ata do të shkojnë për titullin këtë sezon.


“Pritjet e mia janë gjithmonë të larta”, ka thënë fillimisht Klopp.

Klubet e Ligës Premier sërish harxhojnë mbi 1 miliard euro – Prin Liverpooli, befasojnë West Ham dhe Fulham që lënë pas Chelsean e Manchester Cityn
Lexo po ashtu Klubet e Ligës Premier sërish harxhojnë mbi 1 miliard euro – Prin Liverpooli, befasojnë West Ham dhe Fulham që lënë pas Chelsean e Manchester Cityn

“Do të përpiqemi të arrijmë në vendin më të lartë këtë sezon”.

“Është shumë normale që kemi shpenzuar më shumë para se viteve të tjera”.

“Ju duhet të krijoni një skuadër që është mjaft e fortë dhe mjaft e madhe për të përballuar Ligën Premier.

Kjo nuk është normale – Klopp i shokuar nga debutimi i Shaqirit
Lexo po ashtu Kjo nuk është normale – Klopp i shokuar nga debutimi i Shaqirit

“Njerëzit pyesin nëse jemi skuadra më e mirë, por unë nuk mendoj për këtë”.

“Bëhet fjalë për mënyrën se si ne i shpëtojmë dhe si luftojmë kundër skuadrave të tjera të Ligës Premier”, përfundoi trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/