LAJMI I FUNDIT:

Në Dokufest u shfaq filmi “Triumfi”, pjesë e shikuesve ishin Ilir Meta dhe Lorik Cana

Në Dokufest u shfaq filmi “Triumfi”, pjesë e shikuesve ishin Ilir Meta dhe Lorik Cana

Dokufest ka hyrë në fazën finale të edicionit të sivjetmë të shfaqjes së filmave të ndryshëm.

Festivali më i madh në Kosovës për filma të metrazhit të shkurtër dhe dokumentar po mbahet me sukses në qytetin e Prizrenit, ku dje ishin prezent si shikues edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta si dhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana.


Gjatë mbrëmjes së kaluar është shfaqur filmi “Triumfi” me regji të të Kreshnik Jonuzit, Luftar Von Ramës dhe Charlie Askew.

Ky film ndjek rrugëtimin e ekipit kombëtar shqiptar, nga ndeshja e famshme në Beograd deri në paraqitjen e tyre të parë në Kampionatin Evropian.

Ndër protagonistët e filmit janë Ballist Morina, i cili ngriti me dron një flamur të Shqipërisë Natyrale midis stadiumit të Partizanit gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Gjithashtu edhe Lorik Canën mund ta shohim në film ndërsa ishte edhe në shfaqjen e filmit në projektorët e Prizrenit.

Madje, Cana nuk ka refuzuar asnjë fans që ka kërkuar të fotografohet në krah të tij në mënyrë që ta kem një kujtim të bukur.

Paraprakisht, vlen të theksohet se 35-vjeçari ishte takuar me të parin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ku kanë biseduar rreth projekteve të ndryshme sportive që mund të implementohen në këtë qytet.

Cana takohet me Haskukën për disa projekte në qytetin e Prizrenit
Lexo po ashtu Cana takohet me Haskukën për disa projekte në qytetin e Prizrenit

Vlen të theksohet në fund, por jo për nga rëndësia, se pjesë e shikuesve të filmit edhe përfaqësuesit institucional nga Kosova. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori