Familja e veteranit të UÇK-së në pamundësi për të siguruar vendstrehim më të mirë, jetojnë në shtëpinë e cila është bërë cak i gjarpërinjve, në lagjen e braktisur nga çdo banor tjetër.
Hysni Sadiku, banor i fshatit Pasomë të Vushtrrisë, jeton më 6 anëtarët e familjes në lagjen e cila është braktisur nga çdo banor tjetër.
“Të gjithë vllaznillëku kanë ikur nga ky vend. Edhe për ata ishte jetë e vështirë, skamje, fukarallëk. Dikush nga ta kanë bërë zgjidhje, por unë edhe për shkak të sëmundjes nuk munda me punua sa duhet dhe mbeta keq në këtë vend”, thotë për RTV Dukagjinin, Hysni Sadiku.
Në kushte të vështira, ku mungojnë kushtet minimale për jetesë, ky invalid lufte, hallin më të madh e ka me gjarpërinjtë që futen në shtëpi, dhe siç thotë ai, tmerrojnë fëmijët.
“Tash gjarpërinjtë më kanë hyrë në shtëpi dhe po më tmerrohen fëmijët. Unë nuk po mundem të bëjë zgjidhje i vetëm e t’u ofrojë siguri fëmijëve”, shprehet duke qarë ish-ushtari i UÇK-së.
E barrën më të rëndë e ka e zonja e shtëpisë Bukuria, pasi që burri është i paaftë për punë dhe me shëndet jo të mirë, vetë i duhet të kryej të gjitha obligimet prindërore.
“Ma vështirë se për mua nuk ka. E kam burrin e sëmurë e nuk mund të punoj. Vet jam burrë, vet jam grua. Katër fëmijë i kam në shkollë, zgjohen herët, kanë frikë nga gjarpërinjtë, nga qentë, vijnë vonë në shtëpi, s’kanë me kë me shku në shkollë s’kanë me kë me ardhë. Burrin e kam shumë të sëmurë, kur të humb kontrollin thyen dyer e dritare”, rrëfen duke qarë Bukurie Sadiku, përcjell Telegrafi.
Ajo thotë se asnjëherë dorën askujt nuk ia ka shtri, por tani jeta për ta është bërë vështirë e përballueshme.
“Tash e gëzon rrogën 220 euro. Kurrë dorën nuk ia kam zgjatur askujt, me një social, me disa mana duke i mbledhur, me disa molla te egra, kurrë ankesa nuk kam bërë, por tash shpirti me dalë më ka ardhur”, shprehet më tej Bukurie Sadiku.
Plaka e shtëpisë Have Sadiku, mes lotësh thotë se ka harruar vdekjen e djalit 19 vjeçar i rënë dëshmor, kur sheh gjendjen shëndetësore dhe sociale të birit tjetër. Në pamundësi për tu zhvendosur nga ky vend, familja Sadiku duhet të duroj frikën e të jetuarit këtu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A