Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka shprehur shqetësimet e thella rreth ngjarjes së rëndë e cila ka ndodhur dje në Gjakovë, ku viktima të një vrasje janë një nënë dhe vajza e saj.
Sipas një njoftimi, lidhur me këtë ngjarje, ministri Tahiri vlerëson se papërgjegjësia, neglizhenca dhe mos zbatimi i detyrave nuk ka vend në asnjë institucion, veçmas atyre që kanë për mandat ofrimin e mbrojtjes dhe sigurisë së jetës, pronës dhe të drejtave themelore të qytetarëve, dhe se çdo papërgjegjësi e tillë duhet të trajtohet seriozisht dhe të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.
“Nuk është e drejtë të gjykohet puna e palodhshme e Policisë së Kosovës në tërësi, por çdo rrethanë dhe çdo person zyrtar në rast injorimi të rrezikut të paralajmëruar duhet të mbahet përgjegjës. Policia e Kosovës ka nevojë për një hartë të parandalimit të krimit dhe një plan për të ditur saktësisht se sa kohë efektive i duhet për të qenë në vend të ngjarjes, kudo që shfaqet rreziku dhe kanosja ndaj jetës së qytetarëve të Kosovës kudo qofshin ata”citohet të ketë thënë ministri Tahiri.
Ministri Tahiri gjithashtu thekson se në Republikën e Kosovës, papërgjegjësia në sektorin e sundimit të rendit dhe ligjit nuk do të ketë vend dhe njëherit i bënë thirrje të gjitha institucioneve që të reflektojnë në këtë drejtim, mandati dhe legjitimiteti i të cilave buron nga aftësia për të mbrojtur jetën, pronën dhe të drejtat themelore të qytetarëve.
Në këtë drejtim, shtohet në njoftim, Ministria e Drejtësisë shpreh angazhimin e plotë për bashkëpunim me të gjitha institucionet me qëllim të përmbushjes kuptimplotë të mandatit që ka sundimi i rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?