LAJMI I FUNDIT:

Në spitalin e Gjilanit do të dezinfektohen sallat e operacionit

Në spitalin e Gjilanit do të dezinfektohen sallat e operacionit

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës njofton se në bashkëpunim me menaxhmentin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për funksionalizim të plotë të sallave të operacionit brenda këtij spitali.

“Pas  rezultateve të analizave nga Instituti Kombëtar  i Shëndetësisë Publike, ka rezultuar që në salla janë izoluar disa bakterie, përderisa për të ruajtur shëndetin e pacientëve është vendosur që sallat të pastrohen me mjetet e nevojshme dezinfektuese në mënyrë që të parandalohen infeksionet  mundshme brendaspitalore”, thuhet në një komunikatë nga SHSKU.

Siç thuhet në komunikatë të gjitha rastet emergjente që kanë pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike brenda këtij spitali janë kryer dhe në asnjë moment nuk është rrezikuar shëndeti i pacientëve.


“Pas pastrimit me mjetet e nevojshme dezinfektuese, sallat do të rikthehen në punë me kapacitet të plotë, pasi janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme”, thuhet në komunikatë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori