Komuna e Ferizajt, gjegjësisht zyra e Prokurimit, ka nisur publikimin e kontratave me operatorët ekonomik, për periudhën kohore janar – korrik 2018, periudhë kjo e qeverisjes së re. Këto kontrata në tërësinë e tyre publikohen për herë të parë nga komuna e Ferizajt, për dallim që deri më tani janë publikuar vetëm shpallja e tenderit dhe njoftimet për dhënien e tenderit.
“Kjo iniciativë është marr në kuadër të zotimit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu për transparencë komunale, transparencë të plotë në prokurim dhe qasje të pakufizuar për të gjithë të interesuarit, shoqërinë civile dhe qytetarët”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës Ferizaj ka vendosur raporte pune me USAID-in lidhur me projektin për komuna transparente, e që si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe përkrahjes së projektit të USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës janë të parapara edhe një varg veprimesh në dobi të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies nga ana e institucionit të Komunës.
Ferizaj, i bashkohet qyteteve kryesore të Kosovës, të cilët kanë bërë publike kontratat me operatorët ekonomik, e që si praktikë do të vazhdohet edhe në drejtime të tjera në plotësim të obligimeve ligjore dhe vullnetit institucional të qeverisjes së re për t’i ofruar qasje qytetarëve në dokumente publike dhe rritje të nivelit të transparencës komunale. Kontratat e nënshkruara me operatorët ekonomik mund t’i g jeni në linkun e bashkëngjitur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPushime deri 40% më të lira në hotelet më luksoze të rivierës turke
Për Festën e Kurban Bajramit, zbritje deri n'kupë t'qiellit!
“33 vjet Qendra Laserike e Syrit Kubati” - inaugurohet teknologjia e fundit në fushën e Oftalmologjisë “Schwind Amaris 1050rs”
Grand Residence do të jetë ikonë e Prizrenit
Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ekzekutohet vrasësi i dyfishtë në Amerikë - ky ishte mesazhi fundit para se të vritet
Laporta: Jemi klubi më i mirë në botë, kemi 48 Liga të Kampionëve
Zbulohet krijesë misterioze në ujërat australiane: Peshkatarët janë të hutuar dhe a e dini se çfarë është kjo?
Parashikuesja e famshme e fatit, zbulon fituesin e Euro 2024 me anë të shpargut
Picierno: Shpresoj që së shpejti Kosova të bashkohet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian
Real Madridi interesohet për yllin e Ligës Premier pasi Ancelotti kërkon të ndërtojë super ekip