LAJMI I FUNDIT:

Zemërohet Irani, SHBA bëhet gati për sulme hakerësh

Zemërohet Irani, SHBA bëhet gati për sulme hakerësh

SHBA po bëhet gati për sulme hakerësh ndaj të cilave Irani mund të reagojë në shenjë proteste për shkak të rivendosjes së sanksioneve amerikane.

Këtë e kanë bërë të ditur ekspertët për kibernetikë. Shqetësimet për shkak të kërcënimeve të kibernetikës janë rritur që nga maji, kur presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi tërheqjen nga marrëveshja nukleare me Iranin.

Ekspertët pohojnë se pas vendosjes së sanksioneve kërcënimet do të rriten. Agjencitë e inteligjencës së SHBA-së kanë quajtur Iranin si njërin nga vendet kryesore të huaja kërcënuese për Amerikën, së bashku me Rusinë, Kinën dhe Korenë Veriore.


Vala e sulmeve ndërmjet viteve 2012-2014, për të cilat SHBA akuzoi Iranin, shkaktoi dëme në vlerë dhjetëra miliona dollarë.

Hakerët synuan të depërtojnë edhe në infrastrukturën kyçe, por nuk patën sukses.

Gjenerali Kasem Solejmani, kreu i njësisë së elitës së Gardës Revolucionare, dukej shumë i zemëruar, duke paralajmëruar muajin e kaluar “kapacitetet e luftës asimetrike” të Iranit, që nënkupton teknika të luftës jo tradicionale, madje edhe sulme.

Qeveria e Trump pretendon se ka vendosur sanksione për të parandaluar “agresionin” e Teheranit duke shkurtuar fondet e nevojshme për financim të terrorizmit, programit raketor dhe forcat e përfshira në konfliktet në Siri dhe Jemen.

Vala e parë e sanksioneve hyri në fuqi dje, duke nënkuptuar bllokimin e transaksioneve financiare dhe importeve të lëndëve të para, si dhe ndëshkimet në sektorët e automobilave dhe aeroplanëve.

Vala e dytë e sanksioneve në nëntor do të godasë sektorin e naftës dhe gazit në Iran, si dhe bankën qendrore iraniane. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?

Azia
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Evropa
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin

Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin

Azia
Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?

Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?

Azia
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Amerika
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Kalo në kategori