Drejtuesit e shtetit të Republikës së Kosovës, vazhdojnë të deklarojnë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Sipas përfaqësuesve institucional kosovar në Bruksel, marrëveshja për Asociacionin do të marrë fjalën e fundit nga Gjykata Kushtetuese.
Por, kjo gjykatë aktualisht është jo-funksionale, meqë emrat e ri të gjyqtarëve të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, ende nuk janë dekretuar nga presidenti i Kosovës.
Pas votimit në Kuvendin e Kosovës, edhe pse me mjaftë zvarritje, të pesë emrave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti ende nuk i ka dekretuar ata edhe pse ka kaluar kohë e gjatë.
Gjykata që siguron qëndrueshmërinë e institucioneve të vendit në pajtim me Kushtetutën, është në pritje të dritës së gjelbër nga presidenti, për të pranuar emrat e rinj që do të shërbejnë aty si gjyqtar. Aktualisht nuk mund të marrë vendime.
Pa gjyqtarët, Gjykata Kushtetuese ka ngec në punët e saj, e që në mesin e shumë çështjeve që presin aty për shqyrtim, thuhet se do të jetë edhe ajo e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Për zvarritjen e procesit të dekretimit të gjyqtarëve nga Hashim Thaçi, ka folur për KosovaPress edhe analisti Imer Mushkolaj.
“Deri tash na është thënë se drafti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe së pari do të vijë në institucionet e Kosovës dhe do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, por mos të harrojmë që Gjykata Kushtetuese është jo funksionale e presidenti Thaçi nuk po i dekreton gjyqtaret e Gjykatës Kushtetuese, dhe kjo lë shumë për të dëshiruar se pse nuk po bëhet një gjë e tillë”, tha ai.
E sipas presidentit Thaçi një zyrtarizim i tillë është vetëm çështje ditësh. Thaçi tha se janë përmbyllur të gjitha procedurat për emërimin e gjyqtarëve dhe se dekretimi i tyre do të bëhet brenda javës.
Siç deklaroi ai, nuk i kanë shkuar në zyrë të gjithë emrat dhe sapo të përfundojnë procedurat, do t’i zyrtarizojë ata.
“Janë përmbyllur të gjitha procedura për emërimin apo dekretimin e gjyqtarëve të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për Gjykatën Kushtetuese dhe zyrtarizimi i tyre do të ndodh, mund të ndodh sot, mund të ndodh nesër por do të ndodh gjatë kësaj jave, jemi në fazën finale me procedurat e nevojshme pasi që për presidencën do të jetë më e lehtë meqë vendimin që e ka marr Kuvendi i Kosovës vetëm do ta procedojë tutje”, tha Thaçi.
Thaçi përsëriti se formimi i Asociacionit do të bëhet sipas marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq, dhe se e njëjta do të marrë fjalën e fundit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka dalë nga marrëveshja Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
E në këto bisedime, kjo çështje ishte çdo herë kryesore për përfaqësuesit institucional serb. Por pala kosovare vazhdon të këmbëngul se një marrëveshje e tillë do të kërkojë miratimin e Kushtetueses.
Kujtojmë se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dekretohen nga Presidenti, pas votimit në Kuvendin e Kosovës. Ata kanë një mandat nëntëvjeçar, pa mundësi vazhdimi.
Për zgjedhjen e këtyre emrave në Kuvend nevojiten 2/3 e deputetëve.
Kuvendi i Kosovës muajin që shkoi ka zgjedhë gjyqtarët e rinj, emrat e të cilëve i ka dërguar tek presidenti Thaçi, por që ky i fundit ende nuk i ka dekretuar.
Ata pesë janë që presin dekretimin janë Radomir Laban nga komuniteti serb, Bajram Latifi nga komuniteti boshnjak, Remzie Istrefi-Peci, Safet Hoxha dhe Nexhmi Rexhepi.
“Ende të gjithë emrat nuk më kanë ardh në zyrën time për të nënshkruar. Në momentin që do të kalojnë procedurat përmes zyrës ligjore dhe mekanizmave tjerë përkatës, por tani nga bisedat, opinionet e tyre, opnionet e Gjykatës Kushtetuese do të marr vendimin përfundimtar. Nuk kam paragjykime ndaj këtij apo atij, secili ka bindjen e tij që është private, personale, qoftë i këtij komuniteti apo tij, qoftë që vepruar në këtë apo atë parti, të gjithë njerëzit në botë kanë bindjet e tyre të cilat nuk pretendoj me ja shly, përkundrazi vetëm me ja afrimu”, tha ai.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë gjyqtarë, të cilët duhet të jenë “juristë të shquar dhe personalitete me moralin më të lartë, jo me më pak se dhjetë vjet përvojë profesionale përkatëse”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj: Faturat e rrymës me çmime astronomike, Qeveria po abuzon me popullin
Diplomimi i gjeneratës së 61-të i Policisë së Kosovës, Krasniqi thotë se është rritur numri i pjesëtarëve nga komuniteti egjiptian
Rokas: Ekonomia e gjelbër është një motor që nxit progresin dhe nxit zhvillimin e vendit
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort
Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë