LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan ndërtohet lagje për fëmijët jetim, nënat dhe pleqtë e pambrojtur

Në Gjilan ndërtohet lagje për fëmijët jetim, nënat dhe pleqtë e pambrojtur

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me përfaqësuesit e shoqatave që merren me trajtimin e personave me nevoja të veçanta dhe ata të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, ka vizituar punimet në ndërtimin e lagjes së re për fëmijët jetim, nënat dhe pleqtë e pambrojtur, e cila ka filluar së ndërtuari me donacion të Kuvajtit në vlerë prej 2 milionë dollarësh.

“Dy objektet e para janë duke u ndërtuar, ndërsa do të ndërtohen 11 objekteve të shtrira me infrastrukturë rekreative, profesionale, duke përfshirë edhe shkollimin për fëmijët me nevoja të veçanta dhe jetimët në mënyrë që të integrohen në një lagje. Shpresojmë se në një afat rekord do të përfundoj ky projekt”, ka thënë  Haziri.

“Për herë të parë në Republikë dhe regjion po i japim zgjidhje të përhershme të gjitha kategorive. Kjo lagje do ta ketë stafin profesional, mjek, mësues dhe mbi të gjitha do të ketë ambient familjar për të jetuar përkundër vështirësive që i kanë”, ka shtuar kreu i Gjilanit.


Menaxheri i projektit, Samir Salihu, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për mbështetjen e madhe, duke shtuar se ndihet krenar që po i krijohen kushte për njerëzit fëmijët, nënat dhe pleqtë e pambrojtur. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori